Lajmet E fundit

Drejt e në Anadoli.., humbën pa “nam e pa nishan”.., familjet u përgjysmuan, ndërruan emrin e fisit…

Shekullin që lam pas, disa mijëra familje shqiptare, pa vullnetin e tyre u detyruan të “braktisin” hapësirat e Shqipërisë londineze.., pa dëshirën e tyre ikën nga Kosova, nga Lugina dhe nga Maqedonia.., ikën nga trevat e tyre për t’u “degdis” në hapësirat e Dardaneleve dhe

shumë të tjerë në Anadoli.., pjesa dërmuese humbën pa “nam e pa nishan”.., ca të tjerë familje u përgjysmuan, ca të tjerë ndërruan emrin e fisit.., një ndër mijëra familjeve të ndara në dy pjesë, ishte edhe fisi im.., një fis që iku nga këndej, vitin 1921 dhe 1956.

Sot sikur të jetonte i madhi Azem shkreli, do shkruante: “Të vërtetën përgjysmë mos e ndaj, sepse njëra gjysmë komploton kundër saj”. Ky përgjysmim i së vërtetës shkreliane, sot e gjithë ditën e perëndisë, jeton në kujtesën tonë pamore dhe dëgjimore! Unë e dua të vërtetën e plotë!