




Presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një ka, ncer në tiroide. Nuk është lajm i propagandës uk rainase, por një hipotezë, shumë e argumentuar, e një prej mediave ruse më të njohur që merret me gazetarinë investigativë, Proekt.





Media e drejtuar dhe themeluar nga Roman Badanin në 2001, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, në një artikull mbi presidentin Putin ngelet gjatë tek shëndeti i tij, duke zbuluar listën e gjatë të mjekëve që rrethojnë presidentin.





Informacionet mbi shëndetin e tij kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara, që në fillimin e karrierës së tij politike, por sipas Proekt kohët e fundit grupit të mjekëve si është shtuar një ki, rurg i njohur i kan, cerit në tiroide, që sipas medias në fjalë e ka vizituar disa herë.





Nuk është hera e parë që flitet për një sëmundje serioze të Putin, veçanërisht pas vendimit të tij, i papritur edhe nga rrethi i tij më i ngushtë ndaj Ukrainës. Por serioziteti i një media si Proekt detyroi për herë të parë Kremlinin të përgjigjet zyrtarisht.





Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov ka thënë se lajmet që e donin Putinin të sëmurë me ka, ncer janë të rreme.