




Doreheqjen nga drejtimi i partise demokratike e ka dhene zyrtarisht, por prej ditesh Lulzim Basha ka nisur nje sere takimesh ne disa rrethe te vendit. Arsyet perse po i ben i ka mbajtur sekret, duke mos u shprehur nese do te rikandidoje perballe Berishes per kryetar, apo ka ne





plane nje formacion te ri politik. Ajo qe zyrtarisht dihet jane qe keto takime po mbahen me ate pjese te demokrateve qe nuk ndjekin linjen e ish kryeministrit dhe liderit historik Sali Berisha. Se fundmi Lulzim Basha u pa ne qarkun Shkoder ku takimin e zhvilloi ne Ko plik me struktura te djathta atje, por qe u bojkotua nga deputeti Ramadan Lika.





Ish kryetari i PD gjeti strehe ne Malesi, pasi u bojkotua me turp edhe nga Shkodra e cila i ka thene jo nje takimi te tille. Strukturat e PD nuk i jane pergjigjur fteses se Bashes, pas humbjes turperuese ne 6 Mars ku dolen te tretit, per here te pare ne 30 vite qe sigla e PD perdhoset ne kete forme.





“Lulzim Basha nuk duhet as te kaloje ne Shkoder, e jo te kerkoje apo pretendoje nje takim me demokratet. Per fajin e tij jemi ne opozite e per pak rrezikuam edhe bashkine Shkoder. Si mundet te mbeshtetet nje njeri qe njeh vetem humbjen por se pranon kurre ate, qe nuk merr pergjegjesi dhe te genjen. Shkodra ja ka dhene mesazhin e qarte ne 6 Mars dhe ai eshte i vd, ekur politikisht sido qe te mundohet. Te gezoje kete mandat deputeti dhe iki me turp sic ka ikur pasi me Partine demokratike se lidh asgje”, i tha Shkodranews nje prej themeluesve te PD Shkoder.





Nga ky refuzim Basha e ka marre sinjalin e forte nga Shkodra pas atij te 6 Marsit, ndersa nje takim te tille nuk ja kane garantuar as deputetet qe deri dje i benin avokatine dhe as dega lokale dhe kryetari i saj qe mban celesat por anetaresia e ka braktisur. Tashme humbesi Basha do te vijoje minitakimet per te “sfiduar” Berishen dhe foltoret e tij, por duke genjyer veten qe ka mbeshtetje.