Lajmet E fundit

Rama jep dorëheqjen dhe merr drejtimin e NATO-s? Studiuesja nxjerr prapaskenat

Kryeministri Edi Rama duket se synon të marrë kreun e NATO-s. Është folur shpesh se ai synonte të ishte pasues i Stoltenberg, por duket se janë shtuar zërat.

Akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov Skënderi, e cila rri në Gjermani, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në postimin e saj në Twitter ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023. Stoltenberg duhej të ikte që këtë vit, por për shkak të situatës në Ukrainë ju zgjat mandati.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Si duket kjo është edhe arsyeja që kanë plasur konfliktet në PS. Disa emra synojnë që të marrin kreun e Partisë Socialiste dhe për pasojë dhe postin e kryeministrit dhe ka një rivalitet të fortë në prapaskenë. Belinda Balluku dhe Erion Veliaj janë ata që po përplasen më ashpër.