Lajmet E fundit

Ujku Rama, çmimi i energjisë dhe mëlçitë e varura në qafën e OSHEE

Kush di të thotë sa herë e ka dëgjuar deri tani Kryeministrin Edi Rama duke kërcënuar shqiptarët me çmimin e energjisë elektrike? Me qindra herë! Kush di të thotë sa herë e ka parë deri tani kryeministrin Edi Rama duke rrahur gjoks si hero: unë nuk po ua rris çmimin e energjisë.

A e dëgjuat konkubinën, Belinda Ballukun ndërsa qurravitej live ne ERTV? “Kurseni energjinë, do fikim dritat e rrugëve, duhet të kursejmë që përballojmë krizën….”.Sikur të mos mjaftonte, Edi Rama, pasi i fali një ditë pushimi administratës, paralajmëroi se mund ta bënte punën me turne.Duhet kursyer energjia elektrike!

Çfarë absurdi! Çfarë niveli të lartë kriminaliteti ka ky vend! Sa lart kanë shkuar kriminelët në këtë vend!
Qurravitet Kryeministri dhe ministreshat e tij bushtra dhe ia dalin ta sakatojnë psikologjinë e një populli në zgrip të mbijetesës në një kohë kur vje, dhin, ditën për diell miliarda pasuri të po këtij populli.

A e patë njoftimin e fundit të OSHEE?85 milion euro janë dhënë vetëm për fazën e parë të projektit të instalimit të matësve inteligjentë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Belinda Balluku nën drejtimin e Edi Ramës, po fut në xhepin e një tjetër oligarku, 85 milionë euro.
Në pikun e krizës energjetike globale Rama hedh në erë edhe 85 milion euro për “matësa inteligjentë”.
Pa mendoni pak, sa herë e keni dëgjuar fjalën “matësa inteligjentë” gjatë mandateve të kësaj qeverie.
Me dhjetëra herë!

A e dini me sa miliona euro është shoqëruar kjo fjalë? Me qindra!
Mund ta konfirmoni në të dhënat zyrtare të OSHEE, duke filluar, të paktën nga viti 2015 kur ka nisur loja e “matësve inteligjentë” që kushtojnë miliona euro, por për çudi përkthehen në vetëm disa dhjetëra aparatura të matjes së energjisë elektrike, në vetëm 10 pallate banimi në Tiranë.

Pastaj këndohet kënga “po kapim vjedhësit e energjisë” shoqëruar me lajmin e prangosjes së disa hallexhinjve që s’kanë as bukën në tavolinë për fëmijët e tyre.Qeveri kriminele! 85 milion euro po fut në xhepin e një oligarku OSHEE sot.
Po sa para të tjera janë hedhur me të njëjtën formulë? Në 2013 qeveria shpalli planin e furnizimit dhe vendosjen e matësve i inteligjentë.

Dy vjet më vonë 7.4 miliard lek u hodhën atë vit në xhepin e miqve të Ramës për blerjen e 14 mijë aparateve inteligjentë.
Vini re, 7.4 miliardë për 14 mije aparate të matësve të energjisë për konsumatorë familjarë.
Në të njëjtin vit 6.1 miliard lek u hodhën për një sistem të quajtur “Billing System” dhe 3.3 miliard të tjera për sistemin e monitorimit dhe faturimit të energjisë.Ishte ajo koha kur qeveria i shpalli luftë shtresës më të varfër të shoqërisë shqiptare që nuk kishte të paguante dritat.Sa shumë kryefamiljarë të dëshpëruar u bur gosën ato ditë!
Qeveri kriminale!

Ishte koha e Ardian Çelës zbatuesit më të zellshëm të këtij projekti dhe premtimit të Edi Ramës që brenda 5 vjetësh do të do instaloheshin 1.1 milion matësa inteligjentë. Por 5 vjetët kaluan dhe matësit kanë vetëm titulli i këngës, “vidh e rrjep se nuk merr vesh njeri”.Që nga ajo kohë, nga OSHEE kanë dalë çdo vit mesatarisht 10 milion euro që nuk dihet ku kanë shkuar. Procesi shoqërohet me fushata kundër familjarëve dhe kaq.Ende as sot nuk ka gjurmë matësve inteligjentë e aq me pak të zgjidhjes së problemit të energjisë ose vje dhjes së saj.Dhe kështu do të jetë për aq kohë sa familjarët e varfër bur, gosen ndërsa bizneset e mesme dhe të mëdha, ato të preferuarit e qeverisë, faturohen si familjarë.

As ka e as do të ketë zgjidhje ky problem për aq kohë sa humbjet në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike vazhdojnë e rriten ndërsa borxhlinjtë mbeten po ata.Sipas të dhënave te INSTAT, në 3 mujorin e parë të vitit 2021 humbjet në rrjetin e shpërndarjes se energjisë elektrike arritën në 23.6% të totalit të energjisë së konsumuar, krahasuar me 19.2% që ishte në vitin 2020.
Çfarë të thotë kjo? Do të thotë që ndërkohë që miqtë e Ramës, Çelës e tani Ballukut, bëjnë sikur blejnë matësa elektrikë, rrjetin e shpërndarjes e ka marrë lumi.Ndërkohë që këta blejnë matësa inteligjentë me letra, të dhënat thonë se mbi 4 mijë familje në Tiranë nuk kanë sahati fare dhe faturohen aforfe.

Nga ana tjetër, po sipas të dhënave të INSTAT, borxhliu më i madh i OSHEE është vetë shteti. Institucionet shtetërore i kanë OSHEE 700 milion euro borxh energji të papaguar. Fenomen që ka ekzistuar gjithmonë dhe ende nuk është zgjidhur.
Por Rama me Ballukun vazhdojnë e japin miliona euro në të njëjtin drejtim të vendosur nga Ardian Çela, 9 vjet me parë.
Vazhdojnë fusin në burg fukarenjtë dhe tani kanë filluar e këndojnë këngën, “Kurseni se përndryshe ua rritëm çmimin”.