Lajmet E fundit

Deklarata tronditëse e gruas ruse,‘Ish-dhëndri i Putinit me ka vjedhur…

Një grua e cila jeton në Londër, i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj teksa është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, ish-dhëndri i Vldimir Pu tin, ka marrë vajzën e tyre të porsalindur dhe po e fsheh në Moskë. Zhanna Volkova, një grua e famshme ruse e martuar me

‘miliarderin më të ri’ të Ru sisë, Kirill Shamalov, thotë se ajo është penguar të takojë foshnjën, të lindur nga një surrogate në tetor.
Volkova pretendon se një bashkëpunëtor i bashkëshortit të saj, e ka paralajmëruar atë që të mos përpiqet të shohë fëmijën, raporton Daily

Mail. Shamalov, martesa e të cilit me vajzën më të vogël të Putinit, Katerina Tikhonova përfundoi në vitin 2013, mendohet se mbetet i afërt me presidentin. Zonja Volkova dhe Shamalov u martuan në vitin 2018 dhe filluan të përpiqen për një fëmijë. Pas disa raundeve të dështuara

të IVF, ata gjetën një nënë surrogate me bazë në Moskë. E teksa po afrohej dita që të vinte në jetë fëmija i tyre, marrëdhënia mes Shamalov dhe Vlkova-s. u prish. Si pasojë, kjo e fundit u nis për në Londër. Agjencia e Moskës e njoftoi më vonë atë se nuk kishin më kontakte me nënën zëvendësuese, e cila mbante fëmijën e saj.