




Eksplorimet e shumta gjeografike të bëra në fillim të Kohës së Re zgjuan interesin e gjuhëve. Kolonializimet në Azi mundësuan studimin e gjuhës e së vjetër indiane, çoi në studimin e gjuhës sankrite nga vëllezrit Shlegel në universitetet evropiane. Lindën metoda të reja të studimit të gjuhësisë , si metoda historike – krahasuese e cila u bë bazë e studimit të gjuhësisë në fillim të shekullit të 19-të.





Kalimi nga faza parashkencore e Albanologjisë me autorë si Lajbnici, Tumani, dhe Fallmerajerit, Ksilanderi, Boesë, si udhëtarë dhe diplomat etje, studimi i gjuhës shqipe ishte në disiplina të ndara e të veçanta. Faza shkencore fillon me F Bopin i cili përcaktojë gjuhën shqipe si gjuhë indoevropiane dhe Johan Georg Von Hani i cili ishte guri i themelit të Albanologjisë me studimn e tij veprën “Albanische





Studien(Studime shqiptare) , botuar në Vjenë 1854 me tre vëllime. Po ashtu vepra e dytë “Reise durch die Drin und Vardar” (Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit) botuar në vitin 1867 . Vëllimi tjetër “Griechische und albanesische Marnchen(Lajpcig 1864) “Përallat greke shqiptare” në dy vëllime. Në “Studimet shqiptare ai ka edhe studimin për një fjalor me 6000 fjalë punoi për shqipen me Kristoforidhin.





Çështja e hershmërisë së ngulimeve shqiptare kishte ngjallur interes në shkencëtarë të ndryshëm. Kjo çështje qysh nga fillimi i ndau albanologët në dy kampe: kampi i parë i autoktonisë dhe kampi tjetër i atyre që mbështetnin tezën e joautoktonisë. Ky debat mendimesh





pasqyrohet në historinë e studimeve austro-hungareze për Shqipërinë. Eksplorimet e tyre ishin në një terren krejt të panjohur dhe me një klimë e terren tejet të vështirë.