




Me aluzion e cilësoi atë si Sekretare të Partisë së Punës:
“Gjuha që përdori në takimin e 18 marsit 2022, publikisht, kundër Shteteve të Bashkuara, nuk është e përshtatshme, diplomatikisht, as e





denjë për një Kryeministër të Shqipërisë. Si udhëheqës i Shqipërisë (një vend mike e Shteteve të Bashkuara), është turp të talleni dhe të ironizoni me Amerikën, ashtu siç bëtë në tubimin e 18 marsit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re midis dy universiteteve në fjalë.”





Herët ose vonë do ndodhte edhe kjo në Shqipërinë e çudirave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tallur publikisht, pa kursyer fjalë, as inat ndaj Amerikës, madje edhe në prani të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Rasti ishte një ceremony, që u





zhvillua me 18 mars në një prej sallave të Universitetit Bujqësor në Tiranë për nënshkrimin e një marrëveshje midis Universitetit të Bujqësisë (UBT) dhe Universitetit të Miçiganit të Shteteve të Bashkuara.