Lajmet E fundit

Shkaku i xhindosjes së Vladimir P utin: ‘Poseidon’, gazsjellësi i dytë jo rus që vjen nga Izraeli

Totali i investimit të këtij gazsjellësi është 6 miliardë dollarë me një gjatësi totale prej 1900 kilometrash, i cili mund të transportojë deri në 12 miliardë metra kub në vit, potencialisht të zgjerueshëm deri në maksimum 20 miliardë.

Siç thotë një proverb italian: “Koha është xhentëlmen”, kështu po sqarohen gjithnjë e më shumë shkaqe e prapaskena, në lidhje me lu, ftën që ka shpërthyer në Europë prej një muaji- pushtimi i Uk rainës dhe pasojat e saj në të gjithë botën.

Këto ditë, media prestigjIoze europiane, që nga gjermania ‘Die Zelt’, spanjollja ‘El Pais’, por edhe francezja ‘Le Monde Diplomatique’, kanë folur për prapaskenat gjeopolitike të këtij konflikti që kanë lidhje me çështjen thelbësore strategjike: energjinë, pra gazin që furnizon Europën, duke qenë se është lënda djegëse me vitale.

Autorë të rëndësishëm europianë që merren me energjinë dhe gjeopolitikën, bëjnë të ditur se plani i Perëndimit për të ndërtuar një gazsjellës të ri që furnizon Europën e ka xhindosur Putinin më shumë, çfarë e ka bërë të kalojë në variantin më ekstrem të planeve të tij.

Ndërsa për TAP, në fillim e vonoi, por më pas e lejoi si një “lëshim”, tani bëhet fjalë për një gazsjellës të ri që e transporton metanin nga ujërat e detit të Kuq, pra pranë Izraelit, Palestinës, Libanit e Sirisë, direkt në Europë. Pikërisht kjo shpjegon edhe kasaphanën siriane para disa vitesh, ku Putin ka rolin e tij të rëndësishëm duke instaluar Flotën ruse në Detin e Zi, në portin e Latakias-Siri.

E përditshmja italiane shkruante se gazsjellësi që e furnizon Europën quhet “projekti Poseidon”.
Ai është një gazsjellës i autorizuar që nuk u ndërtua kurrë. Madje kompanitë e furnizimit me energji të Europës kanë pasur shumë frikë të hyjnë në projekt, duke parë pengesat e mëdha që u ndodhi kompanive zvicerane dhe italiane që u përfshinë në ndërtimin e TAP.

Madje ‘Poseidon’ është edhe më delikat nga ana gjeopolitike sesa TAP, pasi si pellg furnizimi ka zonën e Levantiit- përkatësisht: në brigjet e Qipros, Izraelit, Egjiptit dhe përballë Turqisë, pikërisht në ujërat e diskutueshme historikisht dhe gjithmonë në ekuilibër të pasigurtë, nga pikëpamja gjeopolitike.

Dhe kështu ndërsa TAP-i, për transportin e gazit Azerbajxhanas, u ndërtua dhe ka nisur funksionimin, duke sjellë 7.2 miliardë metra kub në brigjet e Puglia-s, përkatësisht në Salento, në Melendugno (Leçe) që në vitin 2021, Poseidoni mbeti në letër. Por balanca e ndryshuar gjeopolitike e ka rikthyer në modë ditët e fundit.