Lajmet E fundit

VIDEO/ Brenda qytetit sekret 30 metra nën tokë, me spitale e rezerva. Ja si mund të riaktivizohet

Dritare TV realizoi një reportazh në qytetin sekret poshtë Kukësit, i ndërtuar 30 metra nëntokë, i llogaritur për të strehuar 30 mijë persona për një periudhë prej më shumë se 6 muajsh. Pas nisjes së lu, ftës së Ru sisë në Uk rainë, vëmendja qytetare është rikthyer te këto vendstrehime.

Në një intervistë për Dritare TV, Hakik Visha, ish-drejtuesi i punimeve të vendstrehimeve dhe tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Kukës, tregon qytetin e nëndheshëm duke bërë gjithashtu një apel që vendstrehimet të pastrohen dhe të jenë funksionale për çdo kohë rre, ziku.

“Sa është sipërfaqja e qytetit lart, aq është edhe hapësira nëntokësore të qytetit të nëndheshëm. Është 30 metra nën tokë. Ky qytet nëntokësor u krijua për të ruajtur njerëzit në raste rreziku lu, fte. Nuk jemi të parët që kemi ndërtuar një qytet nëntokësor. Me krijimin e

bo, mbës ato, mike, nuk kishte mjet tjetër që të mbroheshin njerëzit. Kjo punë është bërë me shumë kujdes në mënyrë që të strehohej i gjithë qyteti.