Lajmet E fundit

Ditari i Kurt Kolës: Berisha më tha “Do marr bisturinë e do ndjek zanatin tim, nëse si President bëj gabime”

Përballja e parë me Sali Berishën zgjati vetëm pak minuta pasi Presidenti i ardhshëm do të takonte Ramiz Alinë. Ndërsa e dyta nuk rrëfehet nga Kurt Kola se sa minuta zgjati, por nga përshkrimi i tij, lihet të kuptohet se edhe ajo nuk i kaloi minutat e njërës dorë. Në librin

“Tranzicioni neokomunist në Shqipëri”, botim i ”UET Press”, Kola tregon bisedën me Berishën, të cilit i kujtoi se ishte zgjedhur President në një moment shumë të keq për atë vetë dhe për vendin.
SHMANGIA EDHE FORMALE NGA PD

Nga eksperienca e jetës sime tërësisht në prove të njohjeve njerëzore, ideve, intrigave, mentaliteteve, parimeve, situatave, ambicieve e gjithfarë prodhon mendja e njeriut, një shkollë mbi çdo shkollë Universiteti, më mjaftonte fare pak kohë për të parë të fshehtën nën vellon e propogandës. Kështu, çastet e takimeve në institucionet e larta të Shtetit të Ri dhe momenti në mbledhjen e kuadrove të partisë për kryetarin e bashkise së Matit, më mjaftuan bollshëm për tëkonstatuar helmin në thellësi të ëmbëlsirës së jashtme, që shumë vonë do shkaktonte vik, tima të pafajshme në masë të konsiderueshme njerëzish.

Ishte muaj gusht 1992. Patën përfunduar zgjedhjet lokale, ku shumicën e bashkive dhe komunave i fitoi Partia Socialiste. Shenjë e keqe në horoskopin e politikës së ndryshimit, që paralajmëronte fituesit me bujë dhe premtime të mëdha, ta ndalin turrin me galop e të ecin në

Këmbë. Pati nisur fushata e zgjedhjeve të reja nëpër degët e Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve e InternuarvePolitikë në rrethe.
Ndërkohë, unë kisha inspektuar partitë e vjetra, “Legalitetin” e “Ballin Kombëtar”, që tashmë qenë krijuar të reja e ishin pajisur me

seli e fonde për ushtrim aktiviteti. Isha tërësisht i zhgënjyer, por jo i habitur, që kryesitë e tyre dominoheshin nga elementi i kompromentuar nga Sigurimi i Shtetit.