Lajmet E fundit

Motra e Haklajve merr hakun e premtuar -20 VITE MË PARË policia …

3 Prill 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë Ekzekutimi, policia: Vr,au Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin
Motra e Haklajve merr hakun e premtuar

Detajet e atentatit të djeshëm në qendër të Bajram Currit.
Përse policia cilëson Zylfie Haklajn si autore të krimit dhe kush është mësuesja e kimisë që goditi me kallashnikov 4 burrat duke vrrë 2 e pl, agosur 2 të tjerë. Cilët ishin vktimat e plu, mbave që motra beqare qëlloi në emër të katër vëllezërve të saj të ekzekutuar

Një grua trondit Bajram Currin
Policia: Autore është motra e Fatmir Haklajt
Zylfie Haklaj, motra e Fatmir Haklajt ekzekuton dy persona në qendër të Tropojës. Rasim Lumneshi, 36 vjeç dhe Ilir Gosturani, 27 vjeç, kanë ngelur të vd, ekur, ndërkohë që Hysen Biberaj dhe Izet Dushaj, janë pl,agosur letët, pasi ndodheshin në një tavolinë me dy vi,ktimat. Vetëm mbrëmë në darkë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Rendit kanë konfirmuar se autorja e atentatit është Zylfie Haklaj. Në Bajram Curri ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë Kri, minale, Sokol Bizhga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.45, ka përfshirë dhe forcat e policisë, që çuditërisht janë gjetur në vendngjarje, në momentin që aten, tatorja me auto, matik në dorë, po hynte në një makinë që po e priste jashtë. Madje ata kanë qëlluar dhe në ajër për ta trembur, por makina është larguar me shpejtësi, ndërsa furgoni i policisë është marrë me vik, timat.