Lajmet E fundit

KODI I LEK DUKAGJINIT, MË E VJETRA LIGJËSI NË EUROPË Disa Ligjvënës të famshëm

Pas Skënderbeut, personaliteti më i spikatur i kohës së tij ishte Lekë Dukagjini. Për 25 vjet Skënderbeu e mbrojti fuqishëm Shqipërinë kundër su, lmeve të furishme të turqve, dhe kontributi i tij ushtarak nuk do të harrohet. Bëmat e tij janë të përmbledhura në thënien angleze: “shpata e Skënderbeut kërkon krahun e Skënderbeut “Edhe pse Leka ishte gjithashtu një lftëtar i shkallës

së parë dhe lu, ftuan me Skënderbeun për të sprapsur pushtuesit, ai mbahet mend më shumë si pionier i nxjerrjes së ligjeve. Ishte ai që kodifikoi ligjin tradicional të pashkruar të Shqipërisë së Veriut, që besohet nga shumë autoritete të jetë ligji ekzistues më i vjetër në Europë. Kanuni i Lekë Dukagjinit, ose Kodi i Lekë Dukagjinit qeverisi malësitë për afër 500 vjet, edhe pse ai nuk ekzistonte në formë të shkruar deri në vitin 1933. Kjo vërtetë është një vlerësim i lartë për personalitetin e Lekës.
Kodi i Hammurabit

Është historikisht e saktë të thuhet se me zhvillimin e njerëzimit u zhvillua nevoja për ligjet dhe rendin. Në shoqëritë primitive, megjithatë, ligji duhej të trashëgohej nga tradita gojore, dhe drejtësia përsosej sipas zakoneve fisnore. Shumica e krimeve dhe ankesave zgjidheshin nga vetë njerëzit, dhe gja, kmarrjet midis familjeve ishin në rend të ditës. Me përparimin e qytetërimit
vënia e drejtësisë u mor nga duart e individëve dhe ligjet u kodifikuan dhe u përcaktuan me shkrim. Ligji më i vjetër i shkruar në ekzistencë është Kodi i Hammurabit, i formuluar nën mbretin e famshëm të Babilonisë me atë emër i cili ka jetuar rreth 2100 para Krishtit.

Disa Ligjvënës të famshëm
Në vitin 621 para Krishtit, ligji gojor i Athinës u kodifikua nga një fisnik me emrin Drako, i cili e hoqi interpretimin e tij nga duart e aristokratëve. Për më tepër, ai vuri kompetencat për krimin nën shtetin, në vend të duarve të një fisi apo familjeje. Megjithatë, ligjet e tij, nuk ishin shumë popullorë sepse ishin shumë të ashpra, dhe një kritik mendohet të ketë thënë se kodi është shkruar jo me bojë, por në gjak. Një tjetër athinas, Soloni (640-559 para Krishtit) i njohur si një nga “Shtatë të Urtët e Antikitetit”, u porosit që të rishikojë ligjet dhe shpalli të famshmen Kushtetutë Soloniane.

Ligji romak mbeti i pashkruar deri nё vitin 449 para Krishtit kur u miratua Ligji i Dymbëdhjetë Tabelave. Megjithatë, një nga emrat më të famshëm në historinë e jurisprudencës është perandori Justinian, shqiptar “i pagdhendur”, i cili nga 527-565 drejtoi Perandorinë Lindore. Nën Justinianin u bë mbledhja më e plotë e ligjeve romake nën emrin Corpus Juris Civiliis, duke ruajtur kёshtu thesaret e jurisprudencës së lashtë. Për më tepër, Corpus Juris Civiliis është edhe baza kryesore e ligjeve moderne ci vile në botën perëndimore.