Lajmet E fundit

Ramës iu përgjigjën 250 mijë persona më pak se sa e votuan më 25 prill 2021, shkak

Shpërfillja dhe nga mbështetësit e PS, tregoi se kryeministri nuk e ka fare mendjen te shqetësimet e popullit, gjë që e tregoi dhe me 12 pyetjet, ku nuk kishte asnjë pyetje për ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar, pasanikë e me jetë luksi. Asnjë pyetje për Kadastrën, për gjobaxhinjtë zhvatës të quajtur “Doganierë, Tatimorë e Policë”, për oligarkët që përlajnë 80% të buxhetit të investimeve…

Kryeministri Rama, bëri më dije se Këshillimi Kombëtar për 12 pyetjet u mbyll si proces e sipas tij, shifra e përgjigjeve tregoi interesimin e masiv të qytetarëve, për të bashkëbiseduar me qeverinë dhe mbështetjen për punët e saj.

Në fakt, shifra 513 mijë e 790 përgjigjeve, që Rama thotë se janë dërguar në Kryeministri; edhe nëse e quajmë të vërtetë, tregon se qeverisë i ka rënë reputacioni, madje së pari kryeministrit, i cili bëri këtë show demagogjik personal. Duke krahasuar numrin e qytetarëve që i kanë kthyer përgjigje Këshillimit Kombëtar, me numrin e personave që votuan PS-në për mandatin e tretë më 25 prill 2021, rezulton se sot pas 1 viti, ka 250 mijë mbështetës më pak.

Në ato zgjedhje, për propagandën e Ramës u hodhën 768 mijë e 250 vota, ndërsa thirrjes së Ramës për Këshillimin Kombëtar, i janë përgjigjur 513 mijë e 790 persona, megjithëse qeveria harxhoi 250 milionë lekë reklama televizive dhe postimi i zarfeve ishte falas. Me testin e Këshillimit Kombëtar, kryeministri megaloman e psiko-delirant, ka ëndërruar se do t’i përgjigjeshin minimalisht 1 milionë persona e do ta përdorte këtë shifër si “mbështetjeje popullore”, por ju përgjigjën 250 mijë më pak se numri i atyre që e votuan më 25 prill.

Shpërfillja dhe nga mbështetësit e PS, tregoi se kryeministri nuk e ka fare mendjen te shqetësimet e popullit, gjë që e tregoi dhe me 12 pyetjet e Këshillimit Kombëtar, ku nuk kishte asnjë pyetje për ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar.
Nuk kishte pyetje për “gropën e zezë” me emrin “Kadastër”, për “ushtrinë’ e gjobaxhinjve zhvatës të quajtur “Doganierë, Tatimorë e Policë”, për oligarkët që përlajnë 80% të buxhetit të investimeve e shërbimeve sociale-ekonomike me koncesione fiktive.

Nuk kishte pyetje për pagat, pensionet, minimumin jetik, çmimet e larta, monopolet dhe varfërinë ekstreme që ka pllakosur afro 70% të familjeve. Nuk kishte pyetje për emërimet nepotike, analfabete, financiare e kur*ërore dhe për degradimin e administratës publike, ku nuk të pranojnë as në hyrje të ministrive, drejtorive e bashkive, pa dhënë paraprakisht lekët, ose pa ulur bre*ët.Nuk kishte pyetje, për udhëtimet e shpeshta me çartera të kryeministrit e ministreshave, por as për mjetet dhe mënyrën e pasurimit të qeveritarëve, për futjen në politikë të kr, iminelëve e lidhjet ortakërore të shtetarëve me tra, fikantët.

Prandaj qeverisë iu pakësuan 250 mijë mbështetës të saj, madje nuk duhet besuar as shifra mbi 500 mijë, që Rama deklaroi se u përgjigjën me postë, por ndoshta shifrën e vërtetë mund të deklarojë ish-drejtori Ervin Bushati, i shkarkuar para 1 jave.
Kjo firo në masën 27% brenda 1 viti, për një qeveri që pretendon se ka bërë “mrekulli”, nuk është mungesë kohe e qytetarëve, por shpërfillje ndaj këtij kryeministri pazarxhi, i cili prej 9 vitesh ka krijuar një klikë sunduesish haj, dutë, që zhvasin taksat e pasuritë publike.