




Fundi i një epoke
Epoka e errët shqiptare tashmë ka marrë fund. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe pranimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, slmet politike e ushtarake ndaj shqiptarëve
janë tashmë një kujtim i hidhur i së shkuarës. Shqiptarët në rajon kanë hyrë tani në fazën e ndërtimit të shoqërive demokratike, vendosjes së ekuilibrave socialë dhe zhvillimit normal





ekonomik. Ky nuk është një zhvillim i dirigjiuar nga një autoritet qendror, si ai i periudhës së komunizmit, por një zhvillim gradual që vjen si rezultat i rilidhjes së marrëdhënieve normale njerëzore dhe dinamikave natyrale demografike, sociale e ekonomike. Shqiptaria ka hyrë zyrtarisht në periudhën e tranzicionit paqësor. Kjo do të thotë se veprimet politike e ekonomike të shqiptarëve nuk do të jenë më të kushtëzuara nga nevoja për t’i mbijetuar persekutimit ideologjik por nga interesat e pastra sociale e ekonomike të një shoqërie të lirë e demokratike.





Mirëpo rruga drejt prosperitetit është e gjatë dhe për të kuptuar se si shkohet atje, duhet më parë të kuptojmë se ku jemi tani dhe se si erdhëm deri këtu. Në shkrimet e tjera unë e kam shtjelluar gjerësisht epokën e errët shqiptare dhe pasoja që ka lënë ajo tek shoqëria shqiptare. SuImet e vazhdueshme ushtarake, politike, ekonomike e kulturore të fqinjëve tanë ndaj popullit shqiptar (me bekimin e fuqive Europiane) bënë që shteti shqiptar të katandisej “kokoshi një thelë”, një shtet që nuk pati as mbështetjen dhe as mbrojtjen e fuqive Europiane dhe që gjatë pothuajse gjatë gjithë ekzistencës së tij ka pasur vetëm një funksion – ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial. Kjo detyrë madhore u bë fokusi absolut i regjimit komunist gjatë shekullit të 20-të, gjë që ishte në kundërshtim me politikat imperialiste të fuqive të mëdha e që shpuri në mënyrë të pashmangshme drejt izolimit politik e ekonomik të Shqipërisë.





Fatmirësisht andej nga fundshekulli i 20-të, epokës së imperializmit militarist i erdhi fundi, e bashkë me të edhe izolimit politik të Shqipërisë. Vendi mund të rikthehej në arenën globale të kombeve pa frikën se ndonjëri prej tyre do të kërkonte copëtimin e tij.





Megjithatë izolimi nuk kaloi pa pasoja. Shqipëria doli prej tij e papërgatitur dhe me mangësi të mëdha, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Për shkak të centralizimit të ekonomisë gjatë socializmit shqiptarët humbën jo vetëm njohuritë mbi sipërmarrjen private dhe tregun e lirë por edhe të gjitha lidhjet ekonomike me rajonin. Gjithçka duhej rigjetur nga fillimi.





Shqiptarët u gjendën përpara botës si fëmijë të vegjël. Të pa trajnuar dhe pa kurrëfarë eksperience kapitaliste, me dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë u shpërndanë në të katër anët e botës në kërkim të burimeve financiare. Me këmbë e me duar ata bënë çmos e çnuk për t’iu përshtatur vendeve ku emigruan, në kërkim të stabilitetit dhe qetësisë mendore e shpirtërore. Çdo gjë duhej mësuar nga e para, që nga disiplina e punës në kapitalizëm e deri tek parimet e tregtisë së lirë. Përpos sakrificave të tmerrshme fizike e psikologjike, shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk mund të punësoheshin veçse si argatë ilegalë. Breza të tërë të rinjsh që endeshin rrugëve të Europës për një copë bukë, pa dokumente, pa të drejta, të ndjekur nga policia, në pritje të punëdhënësit të radhës dhe nën presionin e jashtëzakonshëm psikologjik për familjarët në atdhe që prisnin me gojën hapur si zogjtë e sapo dalë nga veza. Në këto kushte, ishte e pashmangshme që një pjesë e tyre do të binte pre e krimit të organizuar.