




Ish-modelja e Playboy Victoria Bonya ka qenë së fundmi e përfolur në mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.
Por në një intervistë për The Sun, bukuroshja e cila është tashmë një gazetare e konfirmuar, ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur në një aeroport në SHBA.





38-vjeçarja ruse ka treguar se ishte ndaluar nga policia amerikane, pasi gjatë kontrollit asaj i ishte gjetur kartëvizita e një kompanie që prodhonte kamera të fshehta.
Dyshimet e policisë kanë qenë nëse modelja bionde ka qenë ose jo splune e KGB-së (agjente e shtetit rus) dhe kanë nisur kontrollin.





Pas hetimeve të mëtejshme, Victoria ka treguar se policët e aeroportit e kanë lënë të lirë pasi mësuan se kush ishte.