




Vetëm pagesa e avokatit francez i kushtoi 1 mil ionë Euro/ Indicie është fakti, se personi “non grata” ka qenë 5 vite president në kohën e piramidave dhe 8 vite kryeministër në kohën e koncesioneve të HEC-ve, Lotarisë Kombëtare, pullave fiskale, skanimit në Portin Detar, naftës, minierave të kromit e bakrit, tenderëve të rrugëve, privatizimit të CEZ, ARMO, 4 HEC-ve, kompleksit “Partizani”, dhurimit të tokave në Lalz, biznesit familjar të Gërdecit etj.





Një nga provat e vendimit “non grata” për ko, rrupsion në nivel të lartë gjatë pushtetit, është vërtetuar nga vetë Sali Berisha, me shpenzimet që ka bërë gjatë 7 muajve të suImit kundër SHBA dhe lëvizjes për të uzurpuar PD-në.Më 12 dhjetor 2021, “ALB NEWS” publikoi një tabelë shpenzimesh me vlerë afro 1.2 milionë Euro, që personi “non grata” kishte bërë vetëm për takimet e Foltores në zona, për propagandën në media dhe kuvendin në stadium.





Këto shpenzime, Sali Berisha i shtoi me mbi 500 mijë Euro për referendumin e Foltores më 18 dhjetor, për shkrimet e porositura dhe deklaratat anti-SHBA në mediat vendase e të huaja, për su,min mbi selinë e PD dhe për fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit, sidomos në Shkodër e Dibër ku harxhoi miliona lekë për blerje vo,tash.





Kësaj vlere, iu shtuan shpenzimet për blerjen vendimit të vulës së PD te gjyqtari Agron Zhukri, si dhe biletat e avionit me udhëtime të shpeshta, të mbështetëses Evi Kokalari në linjën New York-Tiranë dhe kostot e qëndrimit në Tiranë.Tashmë është bërë gati dhe çeku për kuvendin e foltores me 30 prill 2022, ku siç thotë Berisha, do marrin pjesë mbi 3500 delegatë nga rrethet, të cilëve do t’u paguhet minimalisht shpenzimi për naftë, udhëtim e ushqim.





Fatura që ka paguar Sali Berisha, nga 15 shtatori 2021 kur filloi lëvizjen anti-SHBA të quajtur “Foltore” e deri sot, është mbi 2 milionë Euro, ndërkohë që ka paguar dhe 1 milionë Euro te avokati francez Jean-Yves le Borgne, për Akt-Padinë ndaj Sekretarit të DASH, Antony Blinken.Në kuadër të lu, ftës kundër kor, rupsionit të shtetarëve të lartë, SPAK e ka detyrim ligjor, që në bashkëveprim me Inspekt oriatin e Deklarimit të Pasurive, të fillojë hetimin për burimin e këtyre 3 miIionë Euro, që Sali Berisha ka harxhuar gjatë 7 muajve të lëvizjes Foltore.





Indicie është fakti, se Sali Berisha ka qenë 5 vite president në kohën e krlmit të piramidave dhe 8 vite kryeministër në kohën e koncesioneve të HEC-ve, Lotarisë Kombëtare, pullave fiskale, ngjyrosjes së karburanteve, skanimit në Portin Detar, naftës, kromit e bakrit, tenderëve të rrugëve, privatizimit të CEZ, ARMO, 4 HEC-ve, kompleksit “Partizani”, dhurimit të tokave në Lalz, biznesit të Gërdecit etj.Për korr, upsionin me këto, është skeduar nga SHBA në vendimin “non grata”, prandaj ka motiv të dyshohet, se prej tyre e kanë burimin dhe këto 3 milionë Euro që Sali Berisha ka harxhuar gjatë lëvizjes Foltore, përveç makinave, zyrës, apartamenteve e vilave luksoze që ka në Tiranë, Himarë, Lalz e depozitave bankare jashtë Shqipërisë.





Duhet hetuar burimi i shpenzimeve që ka bërë, mbasi Sali Berisha është deputet dhe si i tillë duhet të deklarojë çdo qindarkë që fiton e shpenzon personalisht dhe familjarisht, në të kundërt ndaj tij fillon hetimi penal.Sepse nuk janë miliarda të siguruara nga pagat e Saliut, Lirisë, Argitës, Shkëlzenit e dhëndrit, por nga aktivitete korr, uptive e kr, iminale në këto 30 vite, duke filluar nga piramidat, kontrabanda e karburanteve me Milosheviçin e deri të biznesi familjar i Gërdecit.