Lajmet E fundit

Flamur Pisli, i riu qe e tronditi Ballkanin

Historia e emigrantit shqiptar nga fshati Patin i Matit ende ruhet ne kujtesen e njerezve. Flamurit, pas 8 vjet pune si emigrant ne Greqi per te marre djersen e ballit iu desh te ndermerrte nje aventure te papare ne shkalle boterore duke marre peng nje autobus me 8 pasagjere grek per t’i cuar ne fshatin e tij
per t’u treguar se ku jetonte familja e tij.Por aventura e Flamur Pislit u pre ne mes pasi
ai gjeti vd, ekjen ne fshatin Fikas te Kerrabes se Elbasanit dhe nuk mundi te realizonte qellimin e tij.

Flamuri pasi kishte punuar per me shume se 8 vjet emigrant ne Greqi per shume vite nuk kishte marre djersen e tij, por kishte marre totura e pla, ge ne trupin e tij. Pasi kishte kaluar mbi 3 muaj i semure prane familjes, nje dite qe ishte bere me mire kishte menduar per djersen qe nuk i kishte marre pronari grek dhe per pla, get qe i kishin shkaktuar ne trup. Ai ishte ngritur me kurajo duke thene:”Mua s’ka c’me duhet jeta keshtu si me kane bere. Me kane rrahur, me kane burgosur e ne trup kam 12 pla, ge qe m’i kane dhene ne vend te parave qe une kam punuar”.
E verteta mbi aventuren e djaloshit nga Mati

Aventura e emigrantit shqiptar Flamur Pisli beri jehone ne gjithe Ballkanin e me gjere. Shume njerez te thjeshte e kane quajtur:”Trim mbi trimat “Gjergj Elez Alia””. Shume te tjere hallexhinj per buken e gojes, dhe qe jetonin si emigrant e quajten ate “heroin e tyre”. Mediat ballkanase dhe me gjere u moren shume me Pislin duke i vene epitete nga me te ndryshme per kete aventure. Policia e quajti te drejte vr, asjen e Pislit, pasi ai ishte i arm, atosur. Por asnje nha keto epitete nuk pranon familja e tij qe ende e ka te fresket plagen e humbjes se djalit te vete. Ajo e quan te padrejte pasi djali i tyre nuk kish vra, re njeri dhe pengjet do t’i sillte ne fshatin e tij pa ushtruar dhune.

Ishte muaji prill i 1999-es kur Flamuri pasi kishte qendruar per me shume se tre muaj i semure nga pla, get qe kishte ne trupin e tij, ngrihet ashtu i pa sheruar mire dhe shkon ne Greqi tek pronari qe nuk e kish paguar per shume vite pune krahu. Qellimi i Flamurit ishte te bisedonte edhe nje here per ato padrejtesi qe ai mendonte se i kish bere pronari duke mos i dhene djersen e ballit. Por fatkeqesisht ai merr edhe nje here pergjigje negative nga njeriu qe i mbante peng djerses e tij. Ne nje gjendje teper te nervozuar ai ka vendosur te marre pesiper nje aventure te

padegjuar. Dhe Flamur nuk ishte nje kriminel qe kerkonte shperblim per pengjet, por ishte nje emigrant qe donte djersen e derdhur ne nje shtet qe nuk bente asgje per te drejtat e tij. Ka qene ora 10.00 e dates 28 maj. Ai ka marre nje automatik dhe menjehere ka hipur ne autobusin e shoqerise greke “KTEL”, i cili u nis per ne Selanik nga fshati Kozan. Ne autobus ishin 15 pasagjere. Ne fillim Flamuri rrinte i qete ne poltronin e tij dhe vetem kur autobusi u nis ne drejtim te Selanikut, ai nxori njeren nga bo, mbat. I hoqi siguresen dhe u beri te ditur pasagjereve qellimin e tij. Pas kesaj autobusi me pengjet u fut neper rruget e qytetit. Rreth ores 12.00 te drekes vihet ne ndjekje te tij policia greke. Ndersa ajo vihet ne kontakt me rrembyesin Flamur Pisli, ky i

fundit vihet ne kontakt me gazetare te medias greke. Ne Selanik, Pisli liroi gjysmen e pengjeve duke mbajtur ne autobus vetem 8 pengje, 5 burra e 3 gra. Ato qe ai zbriti ishin pleq dhe femije, ndersa me pengjet e tjere ai sillej mire, duke u dhene atyre deri ushqim dhe pije te ndryshme, ndersa per vete nuk fuste asgje ne goje. Me anen e nje celulari Pisli lidhet ne telefon me shefin e policise se Selanikut duke i bere te ditur qellimin e ketij rrembimi, si dhe kerkesat e tij per te liruar pengjet, te cilat ishin 50 milion dhrahmi, 3 kalla, shnikov si dhe siguri per jeten qe te shkoje i gjalle ne Shqiperi. Nderkohe qe ai fliste me shefin e policise u bente te njohur njerezve te medias veprimin e tij aventuresk duke hequr rrobat dhe duke u treguar atyre 12 plaget qe kishte marre ne trupin e tij si rezultat i dhunes si dhe perse i kerkonte 50 milion dhrahmi. 1.5 milion ishte haku i punes, ndersa te tjerat i duheshin te merrte nje avokat qe ta ndihmonte pas kesaj ngjarje. E pabesueshme per nje pengmarres por ai kishte vendosur qe pjesen e mbetur t’ua falte shqiptareve te varfer.