Lajmet E fundit

Kush e nisi debatin mbi origjinën iliro-pellazge të shqiptarëve?

A janë shqiptarët pasardhësit e Ilirëve? Po të pellazgëve? A janë shqiptarët banorët më të vjetër të Ballkanit? Po popullsitë fqinje? Kush e nisi këtë debat dhe për ç’arsye? Pse kaq shumë njerëz merren me këtë çështje? Për çfarë na shërben ne shqiptarëve ky debat?

Debati mbi origjinën dhe vjetërsinë e shqiptarëve e ka zanafillën në fillim shekullin e 19-të, në periudhën që në Ballkan filluan të formoheshin shtetet etno-nacionaliste ortodokse si Rumania, Serbia, Greqia e Bullgaria. Etno-naclonaIizmi është një formë nac1ona1izmi që ka si bosht qendror identitetin etnik (gjuhën, besimin, trashëgiminë kulturore, etj.) të shumicës së popullsisë së shtetit. Sipas etno-nac1ona1izmit, identiteti etnik i shumicës është ai që përcakton kombin dhe kombësinë e një shteti dhe se ekzistenca e shtetit ka si qëllim të vetëm afirmimin dhe mbrojtjen e interesave të grupit dhe identitetin etnik që përbën kombin, pra të shumicës së popullsisë. Sot shtetet Ballkanike, përfshi dhe Shqipërinë, janë shtete etno-nac1ona1iste.

Para shekullit të 19-të koncepti i etno-nac1ona1izmit në Ballkan nuk ekzistonte fare. Deri në atë periudhë Ballkanasit kishin jetuar nën sistemin osman të mileteve, sipas të cilit popullsitë e perandorisë ishin të ndara sipas fesë dhe njiheshin nga porta e lartë vetëm si komunitete fetare. Nuk kishte as debate se kush ishte populli më i vjetër, as se kush kishte ardhur i pari në Ballkan, as se kush ishte më i zhvilluar e më i qytetëruar dhe as kush kishte të shkuarën më të lavdishme. Gjithsecili jetonte në komunitetin e vet, me doket e zakonet e veta, në harmoni me fqinjët dhe fenë e tyre, dhe në paqe me botën (përveçse kur kishte lutfë).

Me futjen e Rusisë cariste në skenën Ballkanike dhe planet e saja për ringjalljen e ortodoksizmit imperialist, në shoqërinë osmane të Ballkanit hyri edhe etno-naclonal1zmi. Gjatë përplasjeve të saj me perandorinë osmane Rusia e përdori etno-nac1ona1izmin si vegël për të futur konflikte e përçarje mes shumicës ortodokse dhe pushtetit osman, duke krijuar një ndarje të qartë ideologjike, ku në njërën anë të konfliktit ishte pozicionuar identiteti etnik e fetar i shumicës ortodokse dhe nga ana tjetër ishte pozicionuar autoriteti perandorak osman dhe përfaqësuesit e tij myslimanë. Kështu në fillim Rusia do të mbështeste etno-nac1onal1zmin rumun në Moldavi e Vllahi, pastaj atë grek në More, Kretë e Qipro, pastaj atë serb në sanxhakun e Smederevos (Beograd) e në fund atë bullgar në malet e Rodopit.

Fuqitë e tjera evropiane patën gjithashtu ndikimin e tyre në ngjizjen e frymës etno-nac1ona1iste në Ballkan. Kështu Austro-Hungaria u bë gjithashtu mbështetëse e etno-nac1ona1izmit serb për një farë periudhe, Anglia dhe Franca u bënë mbështetëse të etno-naclona1izmit Grek, e kështu me radhë. Të gjitha ato bashkë, si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe indirekte, patën një ndikim të madh në krijimin e të gjitha shteteve etno-nac1ona1iste ortodokse Ballkanike. Më vonë, Austro-Hungaria do të bëhej mbështetëse edhe e etno-nac1ona1izmi shqiptar.

Duhet thënë se, për shkak të abuzimit ekstrem me pushtetin, keq administrimit, korups1onit dhe shpesh herë sjelljes kr1mina1e, pashallarët osmanë (të cilët ishin kryesisht me origjinë vendase) kishin ndikuar shumë me sjelljet e tyre në rritjen e urrejtjes së popullit ndaj autoritetit perandorak osman duke krijuar kushtet ideale për lulëzimin e etno-nac1ona1izmit.
Kështu, narrativa nac1onal1ste zyrtare e shteteve të reja do të prop, agandonte me të madhe idenë sikur pushteti në perandorinë osmane na paskish qenë vetëm në duart e “turqve*” islamikë, se “turqit” na i paskëshin mbajtur nën sundimin e tyre gjakatar për qindra vjet me radhë, se i paskëshin shtypur e vrarë, se u paskëshin rrëmbyer fëmijët, se u paskëshin vjed, hur pasurinë, se u paskëshin ndaluar zhvillimin si gjithë Evropa, e shumë e shumë bëma të tjera, njëra më e tmerrshme se tjetra, pavarësisht faktit që turq e turkomanë në Ballkan kishte shumë pak ose aspak.