Lajmet E fundit

Vajzat e Putinit në shënjestër të SHBA…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në shënjestër vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA ka vendosur të ndërmarrë sanksione ndaj dy vajzave sekrete të presidneit rus, duke ju bllokuar atyre eksesin në bankat amerikane.
SHBA ka vendosur të marrë masa ndaj bankave Sberbank dhe Alfa Bank, përmes të cilave preken vajzat e Putinit, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova. Masat nënkuptojnë një bllokim të parave që kalojnë nëpërmjet sistemin financiar të SHBA-ve dhe ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me këto institucione.

Maria Vorontsova, 36 vjeçe, mjeke gjenetiste dhe Katerina Tikhonova, 34 vjeçe, një balerinë e kthyer në matematiciene do penalizohen fort si nga SHBA, ashtu dhe nga BE e Britania e Madhe.
Presidenti rus është përpjekur gjithmonë t’i mbajë fëmijët e tij jashtë vëmendjes së mediave dhe ka folur shumë rrallë për ta. Po kjo nuk i ka lënë ata jashtë sanksioneve, duke u përballur me ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurisë ditën e sotme.

Maria, e lindur më 28 prill 1985, nga Putini dhe gruaja e tij Lyudmila, është endokrinologe dhe ka një karrierë në kërkime mjekësore. Ajo thuhet se është e martuar me një biznesmen holandez, Jorrit Faassen, me të cilin ka krijuar familje, duke e bërë Putinin gjysh.

Nga ana tjetër, Katerina është shndërruar nga një kërcimtare e njohur “rock’n’roll” në kryesuese të një nisme të re madhore të inteligjencës artificiale ruse. 34-vjeçarja, e njohur me mbiemrin e gjyshes së saj nga nëna, ka përfunduar studimet në Universitetin Shtetëror të Moskës.
Ajo përfundoi një studim për të ndihmuar kozmonautët dhe pilotët për t’u orientuar në kushte të vështira. Edhe pse dihet pak për jetën e tyre private, vajzat mendohet se bëjnë një mënyrë jetese luksoze.