Lajmet E fundit

“Yuri Kim përfaqëson Biden”, DASH: Të tronditur nga suImet e Berishës!

Sali Berisha dhe ‘deputetët e Foltores’ po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik me argumente se ato që thotë Yuri Kim janë qëndrime personale të saj, jo SHBA-së.
Por sa qëndrojnë të tilla akuza?

Për Top Channel, zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se në Departamentin e Shtetit në SHBA janë të tronditur për ‘sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin atë ndaj ambasadores Yuri Kim“. Sipas Escobar, Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se su1met ndaj saj konsiderohen si su1me ndaj udhëheqësit amerikan.

“Jam i tronditur nga su1met ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre su1meve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në ko, rrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Pavarësisht ëndrrave të Berishës për të marrë një kërkesë falje dhe tërheqjen e “non grata-ve” nga DASH, për të disatën herë radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, i kanë shuar çdo shpresë duke theksuar se “non grata” qëndron e pandryshuar.
“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit ‘Non Grata’ për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, thekson Escobar.

Vlen të theksohet se SHBA ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike, duke lënë në hije Komisionit të Rithemelimit. E ndalur te kreu i Foltores, Yuri Kim theksoi se “non grata” nuk mund të negociohet, çka nuk është “kapërdirë” lehtë nga Sali Berisha, i cili në daljen e parë publike ka hedhur baltë mbi kryediplomaten amerikane.
Sipas Berishës, askush tjetër përveç anëtarëve të PD-së nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e saj, duke iu referuar diplomates amerikane si ”guvernatore”.