Lajmet E fundit

Dy “gjeneralët e zinj” anti-SHBA, skenar destabiliteti në Shqipëri

Pas dështimit të skenarit, për bllokimin e reformës në Drejtësi, dy “non grata”-ve Berisha-Meta, u ka mbetur vetëm inskenimi dhe investimi për destabilizimin e vendit. Mirëpo sot, nuk mund ta bëjnë dot siç Berisha e bënte në vitet 1998-2002 me zjarr, plaçkitje, armë e tanke; dhe as me sfurqe e paramilitarë, kriminelë, trafikantë e ish-ushtarakë nga zona Skrapar-Berat, që Iliri e Monika i stërvisnin nga 2 muaj në Jalë, me betimin se do të marrin pushtetin me gjakderdhje

Pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit, kur “Shtëpia e Lirisë” fitoi Bashkinë e Shkodrës, Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, kanë bërë disa deklarata me të njëjtin mesazh e sinjal për destabilitet publik, nën maskën e forcimit të opozitarizmit.
Para një jave, në TV-Klan, Sali Berishës iu bë kjo pyetje: – Nëse Gjykata e Apelit nuk e njeh Foltoren, a do largoheni nga selia e PD, dhe a do hiqni dorë nga synimi për të marrë këtë parti?
Ai u përgjigj: – Nëse bëhet një marrëzi e tillë, për të anuluar atë vendim, do ketë reagim të ashpër të mbështetësve të 6 marsit në gjithë vendin, që mund të dalë jashtë kontrollit.

Dhe Ilir Meta, thotë shpesh në çdo media, se populli i 2 marsit i ka kërkuar të vihet në krye të lëvizjes opozitare, për të rikthyer një qeverisje demokratike dhe të shkëputur nga oligarkët, krimi, kurrupsioni e kryeministri hajdut.Ndërsa 3 ditë më parë, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se Ilir Meta, do vihet në krye të lëvizjes opozitare bashkë me Sali Berishën; dhe kur bashkohen, ata nuk ndalen e dihet çfarë bëjnë deri në realizimin e objektivit.

Po çfarë “objektivi” kanë dy familjet mafioze Berisha-Meta; njëra e shpallur “non grata” para 10 muajsh, ndërsa tjetra do shpallet e tillë pas 4 muajsh, kur Ilir Metës t’i hiqet froni presidencial?Dy kapobandat e politikës së tranzicionit 30 vjeçar, tashmë të nxjerrë jashtë loje, njeri i përjashtuar nga Lulzim Basha e tjetri i spostuar nga Edi Rama, por dhe të shpërfillur e ndëshkuar nga SHBA-BE, po synojnë të rikthehen në pushtet me çdo çmim, sado i kushtueshëm qoftë për vendin.

E duan pushtetin, jo thjesht për të vjedhur e shtuar pasuritë, mbasi ato i kanë siguruar për 100 breza, nëpërmjet korrupsionit veçmas e sëbashku në qeverisje, por për ta përdorur pushtetin, si mburojë të pasurive dhe e paprekshmërisë nga drejtësia.
Sepse vendimi “non grata” për Sali Berishën dhe ri-hapja e disa dosjeve të rënda korruptive, që kanë autorësinë e Metës e fëmijëve të Berishës, janë objekt i drejtësisë së re, aktivitetin e të cilës e mbikëqyr drejtësia Amerikane.

Heqja e drejtësisë sipërore nga kontrolli, i ka tmerruar dy “gjeneralët e zinj” të 2 marsit e 6 marsit, të cilët “ushtarët” që u shkojnë prapa, i quajnë: “Populli që do rebelohet nën urdhrat e tyre”; si e vetmja mundësi e mbetur, për të marrë pushtetin me destabilitet e dhunë.
Por sot në vitin 2022, këtë skenar katrahure, Sali Berisha nuk mund ta bëjë dot, siç e bënte në vitet 1998-2004 me zjarr, plaçkitje, armë e tanke mbi institucionet dhe bizneset, ndërsa pazarxhinjtë Nano- Meta nuk lejonin drejtësinë ta ndëshkonte.

Por kaosi publik, nuk mund të bëhet as me paramilitarë nxënës shkollash 15-17 vjeçar, që Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe kr1minelë, trafikantë e ish-ushtarakë nga Skrapari e Berati në vitet 2018-2019, i stërvisnin në kampingjet e Jalës, me betimin për të marrë pushtetin me gjakderdhje.
Në vend të daljes hapur, Berisha-Meta kanë vendosur të përdorin si maskë lëvizjen opozitare, duke marrë drejtimin e PD-së, për të justifikuar kaosin e planifikuar nëpërmjet turmave të paguara me miliardat që kanë vjed,hur e kanë siguruar korrups1on, kontrabandë e traf1qe.