




Ministri i Jashtëm Ilir Meta, informacioni ndërkombëtar i institucionit të cilin ai e drejton, ka si kontrollues rrjetin elektronik e satelitor grek, të montuar në kohën kur ai ishte kryeministër, duhet të “hapë letrat” (të cilat i di mirë) dhe të kundërshtojë zyrtarisht këtë fakt:





Dekreti Mbretëror Grek i datës 10 Nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në gazetën zyrtare greke të vitit 1940, me këtë përcaktim: “Italia me dominomet, territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria, përcaktohen armike në bazë të Ligjit 2636: Për veprime juridike të armiqve dhe sekuestrim konservativ të pasurive armike”. Në bazë të këtij ligji, të gjithë pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën “sekuestro konservative” (të mbyllura përfundimisht) dhe filluan të administrohen nga shteti grek. Duhet të theksojmë këtu, se me fjalën “pasuritë e shqiptarëve





në Greqi” nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por për pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek. Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje, që shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së ligjit të lutfës me Shqipërinë është ekonomik e territorial. Sipas ligjit grek të lutës, të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj. Sipas këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë





në Greqi, mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë, që mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me ta, pavarësisht vendimit të fundit djallëzor të qeverisë greke për greqizimin ligjor të tyre. Në funksion të këtij qëllimi zhvatës të pronave dhe trojeve shqiptare në Greqi, në datë 10.11.1940, Parlamenti Grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike”në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek është deklaruar “Gjendja e Lutfës me Shqipërinë”.