Lajmet E fundit

“Skenderbeu ishte mes te tjerash, princ i Epirit dhe Shqiperise.Dokumentat e vjetra flasin vete”

“Meqënëse pata një armëpushim me armiqtë e mij turqë, nuk desha t’ja kursej ndihmën time mikut tim Ferdinado, sepse Alfonsi, i jati i tij, më ka ndihmuarë në lu, ftë kundër turkut. Do të isha mosmirënjohës po të mos ja shpërbleja të birit.

Ti kërkon të pushtosh tokat e birit të mikut tim duke e prerë në besë e tradhëtuarë pasi ju kishit një alenacë me të jatin dhe për këtë do të marrësh nga unë shpërblimin që meriton. Do të shohësh vetë sesa fisnik je dhe se çdo të thotë prerje në besë, po ku kupton ti nga këto që po them unë!

Kjo është e vetmja arësye që më shtyn mua të vij në Itali dhe të matem me ty. Shumë shpejt ne do të përleshemi bashkë dhe për mua kjo do të jetë si një zbavitje ndërmjet betejave që kam bërë me turqit jevgjë siç i quan ti.
Sa për punë fisnikërie që ti më përmënd unë dua të të kujtoj se sot fisnik të bën vetëm një lu, ftë e drejtë dhe e ndershme. Ai bujk që dije kapte parmëndën, sot pas një lu, fte të drejtë mund të kapë fronin dhe di ta mbjë, por mos harro se nuk ka më keq kur fisnikun e dërgojnë tek parmënda dhe ai nuk di ta mbajë!
Mos harro këtë që po të them, nuk ka fisnikëri më të madhe se trimëria dhe unë nesër do tja shohim fisnikërinë njëri tjetrit.

Ti përbuz kombin tim duke i quajtur bagëti shqiptarët, flet plot sharje se ashtu të është mësuarë goja. Ju nuk e njihni kombin tim dhe as origjinën tonë. Të parët tanë kanë qënë epirotët me në krye Pirron. Nga sulmet e këtij burri mezi shpëtuanë romakët tënd.Por, o fisniku im trim, përderisa (sipas jush) shqiptarët janë bagëti, përse juve ju dridhen këmbët dhe zhdukeni si lepuj kur ndodheni përpara tyre?! Këto ditët e fundit e treguanë fare qartë se kush ishin bagëtitë dhe ditët që vijnë do ta tregojnë akoma më shumë sidomos kur ne të dy të jemi ballë për ballë. Deri më

sot që jam duke lu, ftuarë me ushtarët e tu, s’kam parë asnjë trim tëndin që të guxojë të më vështrojë drejt e në sy siç bëj unë me ata! Unë dhe lu, ftëtarët e mij shikojmë për ditë vetëm shpinat e ushtarëve të tu trima! Fytyra dhe gjokse të ushtarëve të tu ne kemi parë vetëm në ato raste kur u kemi prerë kokat ose u kemi hedhur hekurat në duar!
Unë nuk e kam zili shtëpinë tënde dhe të askujt mbase më mjafton shtëpia ime, por, nëse do të ngelesh gjallë, unë kërkoj prej teje që të mos i prekësh kurrë tokat e mikut tim Ferdinados!

Kjo ishte letra derguar princit te Tarantos .
Shqipja si gjuhe e si pjesa me e rendesihme e fjales komb eshte dokumentuar vone, por kjo nuk do te thote se viti kur nje i huaj e rregjistron ate ne leter mbetet si vit i “zbulimit” te saj. Studiuesi Hammond e vendos shfaqjen zyrtare te shqipes ne 1285, nderkohe qe Ana Komnena i shfaq shqiptaret si etni me vete qe ne 1081 !!!