Lajmet E fundit

Publikohen argumente te tjera per vjetersine e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe

Sipas Giuseppe Catapanos, autor i librit “THOT – TAT PARLAVA ALBANESE”, perendia egjiptase e urtesis fliste shqipen. Ai, perndia e urtesis i perpiloi hieroglifet, duke u mbeshtetur ne gjuhen e vet amtare-shqipen. Sipas tij edhe “Iliada dhe Odiseja” e Homerit jane shkruar ne gjuhen shqipe.

Pas shumë-shumë zbulimeve për vjetërsinë e popullit shqiptar dhe gjuhës shqipe, është botuar edhe një libër i cili sjell fakte shumë të rëndësishme dhe gjuhën shqipe e shpall si gjuhë të faraonëve të famshëm. Filologu i shquar nga Roma, Giuseppe Catapano, si rezultat të punës së tij kërkimore – shkencore 40-vjeçare, botoi një vepër kapitale nga fusha, e shkencave fi lologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT – TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti – Tati fliste shqip). Ky libër është në

italishte dhe arbërishte, në formë proze dhe poezie. Autori për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve – shqiptarëve të lashtë. Sipas mendimit të autorit të THOT – TAT PARLAVA ALBANESE, shqipja, më saktësisht, ilirishtja fl itet që më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane.

Shkrimi shqip, i vjetër 4 mijë vjet para e.s. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe.