Lajmet E fundit

Intervista e veçantë e Zelenskyt/ Presidenti ukrainas paralajmëron: Plani i Putinit është të pushtojë..

“Askush nuk dëshiron të negociojë me një person apo me një popull, që e ka torturuar këtë komb. Diçka e tillë është e kuptueshme. Si burrë, si baba, këtë e kuptoj në mënyrë perfekte. Por ne nuk duam të humbasim mundësitë, – gjithmonë nëse ka – për një zgjidhje diplomatike”.

Kështu u shpreh Volodymyr Zelensky gjatë një interviste apo më saktë gjatë një bashkëbisedimi me 3 gazetarë të “Associated Press”. Ata kanë depërtuar në pallatin presidencial, i cili është fortifikuar me thasë rëre.

I rraskapitur dukshëm, megjithatë i frymëzuar nga dëshira për të vazhduar të udhëheqë rezistencën e vendit të tij përballë pushtimit të Rusisë, Zelensky tani është në një kryqëzim vendimtar të lutfës.

Ukraina ka arritur t’i mohojë Rusisë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes: Moska nuk ka pushtuar asnjë qytet të madh, i është dashur të heqë dorë nga marrja e Kievit, është tërhequr nga veriu i vendit. Megjithatë, ushtria e Putinit shkatërroi Ukrainën, kreu mas, akra dhe tor, tura (të enjten 52 civilë u vranë nga raketat në një stacion në Kramatorsk dhe ky është vetëm rasti i fundit në një zinxhir të pandërprerë episodesh rrëqethëse).

“Ne duhet të lu, ftojmë, por të lu, ftojmë për jetën. Nuk mund të lu, ftosh për pluhurin, për një vend ku nuk ka asgjë, ku nuk ka njeri. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që kjo lu, ftë të ndalet”. Dhe për këtë, vazhdon Zelensky, është kaq e rëndësishme që ar, mët që mundësojnë t’i bëhet ballë Ukrainës të mbërrijnë nga Perëndimi: “Jo, ajo që është bërë deri tani nga aleatët nuk mjafton”.

Premtimet për ar, më – nga Britania e Madhe, nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian – po sfumohen dhe Zelensky kërkon që “të bëhet shpejt”.
Nëse do të kishin mbërritur më herët këto armë, sa jetë do të ishin shpëtuar? “Shpesh ne kërkojmë përgjigje tek të tjerët. Unë i kërkoj para së gjithash përgjigjet te vetja time. A kemi bërë gjithçka që është e mundur për të marrë ato armë? A bëmë gjithçka që ishte e mundur që liderët e vendeve të tjera të besonin tek ne? A jemi në përputhje me kohën dhe vendin ku jetojmë? Kush e di? Çdokush mund t’i bëjë vetes këto pyetje”.

Në një video në Telegram, Zelensky interpreton se cila është shtrirja e vërtetë e sfidës me Rusinë. Ne duhet të “ushtrojmë më shumë presion mbi Rusinë për të rivendosur paqen dhe sigurinë sa më shpejt të jetë e mundur, për të rivendosur ligjin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të shmangur katastrofën e shkaktuar nga përdorimi i forcës. Një katastrofë që do të prekë të gjithë, sepse Rusia nuk kishte ndërmend të ndalonte vetëm në Ukrainë, shka, tërrimin e lirisë dhe jetës sonë. E gjithë Europa ëhstë në planet e Federatës Ruse”.