Lajmet E fundit

Mehmet Ali Pasha shqiptari themelues i shtetit të Egjiptit modern…

Muhamed (Mehmet) Ali Pasha shqiptari themelues i shtetit të Egjiptit modern, si shtet i parë islamik i dalë nga feudalizmi i mesjetës
Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është një nga djemtë më të mirë që tokat shqiptare kanë nxjerrë në historinë e tyre. Fatkeqësisht nëpër mjetet e propagandës perëndimore, Mehmet Ali Pasha shpeshherë

tregohet sikur të ketë qenë grek, apo “shqiptar” nga Kavalla në Greqi (!) që në fakt është pjesë e Çamërisë, tokë shqiptare të cilën juntat greke me forcën e pastrimit etnik e depopullizuan në mesin e shekullit të XX nga shqiptarët e besimit islam. Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njëfarë kohe është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që t’i bashkohet ushtrisë së perandorisë Osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se, edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e bëri atë të bëjë karrierë në ditët e mëpasme të jetës.

Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin, i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë Osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shumë muslimanë të tjerë, shtetas të Perandorisë, u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të Perandorisë Osmane nga këta kolonizatorë të rinj.

Në krye të një batalioni me shqiptarë, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme lutfarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha bonapartiste. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund, në vitin 1805 Mehmet Aliu me këshillën e Shaikhut të Azharit, mori fermanin nga Sulltani për t’u bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha.