Lajmet E fundit

Hulumtimi mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar

Çelësi për të studiuar dhe për tu dhënë zgjidhje, problemeve historike jo vetëm të kombit Shqiptar,por edhe të një hapësire më gjerë teritoriale, që përfshin: Ballkanin, Gadishullin Italian, Azinë e Vogël dhe bregdetet e Afrikës së Veriut janë Pellazgët.

Legjendat dhe traditat e lashta, pohojnë se njerëzit e parë që banuan Greqinë ishin pellazgët.(Horodoti II 56,57,) Pellazgët jo vetëm ne periudhën e klasikëve, por edhe në atë homeriane përbëjnë një kujtim të largët legjende e tradite .A. Kola (në librin ” Arvanitasit ” f. 36) thotë : një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për ketë arsye i quajnë ata Parahënës ose Parahënas. Në lidhje me etimologjinë e preardhjes së emrit pellazg ka disa mendime.

Gjeografi i madh i lashtësisë, Stavroni e nxjerr prejardhjen nga fjala “pelarg”që do të thotë të ardhur nga larg. Ndërsa R. Angely e nxjerr nga fjala shqipe pjell që ka kuptimin Piell-lind-shumoj-shtoj, duke i shtuar fjalën arg ” ibardh”që do të thotë i lindur i bardhë.Këtë fjalë unë kam pasur rastin ta digjoj nga më të moshuarit në zonën time kur dikush nga të rriturit gabonte, ato e qortonin: po si e bëre këtë gabim… ti je pjellag tashi. Pra kemi pjell+ag (ag-agoj-ihershëm) në kuptimin e prindit i moshuar, këtë kuptim ka për mua emri pellazg, pra i vjetër, ose për rastin konkret më të vjetërit.

Pellazgët ishin të vendosur në një hapsirë që fillon me Ballkanin, Gadishullin
Pellazgët ishin të parët që shpikën mënyrën e të ndërtuarit shtëpi dhe të punimit të tokës filluan të mbjellin e të korrin, pra e kthyen tokën në ara,pikërisht në këtë periudhë thotë S. Frashëri, e ka origjinën edhe emri Arban, që më vonë nga romakët u thirrën alban, dhe vendi albania nga latinishtja.
Të flasësh për pëllazgët për kohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike i dorëshkrimeve pellazgjike nga popuj dhe fe të ndryshme dhe sidomos nga grekët, të cilët e kanë ulur në atë masë saqë disa historian nga mosnjohja e gjuhës pellazgo-shqipe shkojnë

deri atje sa të vënë në dyshim ekzistencën e këtij populli të madh. Pllazgët kishin një besim romantik , ato adhuronin të gjithë ato element të natyrës që ndikonin në aktivitetin e tyrre të përditshëm si: Dielli,Hëna, Toka, Deti, retë,erën etj.Robert d’ Angly në librin “Enigma” (f.150) thekson: Feja e pellazgëve ka qenë natyralizmi, d.m.th. hyjnizmi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizik., i forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme të quajtura hyjni ose

hyjnesha..Kulti i pellazgëve që është trashëguar brez pas brezi te grekët, etruskët edhe romakët,që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë ellazgjishten ose shqipen.Disa nga nga këto hyjni dhe hyjnesha të Olimpit që mund të përkthehen vetëm në gjuhën shqipe janë:Zeusi, Za-Zë-Zot, Athina, ethëna,Apolloni, Apullen, Apudhën do të thotë udhëndriçues: ai që hap rrugën,paraardhësi bartës i dritës.