Lajmet E fundit

Pse u tremb Meta për inceneratorët?!

Ilir Meta, e ka çuar dosjen e Kokës e Bllakos në SPAK, për të zhvendosur radhën e hetimeve të Prokurorisë Speciale, nga zërat që i kishin ardhur në lidhje me çështjet në adresë të tij. Por sipas gjasave, ka rënë sërish në një grackë të ngritur me kujdes nga Edi Rama. Dërgimi i dosjes në SPAK për Terin e Alqin, ka sjellë që këta të dy tashmë nuk kanë ç’humbasin më, por të nxjerrin natyrisht me “pikatore” ato çka dinë për Ilir Merën.

Ka dy ditë që Ilir Meta është rikthyer aktiv dhe po i mëshon fort aferës së inceneratorëve. Madje sot i ka bërë thirrje të arrestuarve për këtë çështje, përkatësisht Lefter Kokës e Alqi Bllakos që të bëhen të penduar.Po përse është i shqetësuar në fakt Presidenti? Gruaja e tij, Monika Kryemadhi, ka qenë njeriu që ka dërguar në SPAK të gjitha dokumentet që vërtetonin se Lefter Koka i ka dhënë firmës së tij tenderin e ndërtimit të inceneratorëve të Elbasanit e Fierit, kurse Alqi Bllako, i ka dhënë kontratë pune babait të tij.

Në një farë mënyrë ose në të gjitha mënyrat, Ilir Meta e ka kryer detyrën, atë që dinte dhe dispononte e çoi në Prokurori, e për këtë SPAK i dha të drejtë duke arrestuar dy zyrtarë shumë të lartë.Çfarë kërkon më Ilir Meta? Që të shkojë hetimi më lart? Edhe mundet, por ndërsa ai ka nisur, është rrugës procesi i daljes së të dhënave në seancat që do të zhvillohen në proces, ku me anë të mediave pranë tij, mund të ndihmojë për të nxjerrë detaje të tjera të aferës së inceneratorëve, që mund të ndihmojë në hetimin gjyqësor.

Por në fakt, Ilir Metës nuk i intereson kjo, apo thënë më direkt, ai këtë ofensivë frenetike nuk po e bën për këtë qëllim. Ilir Meta, e ka çuar dosjen e Kokës e Bllakos në SPAK, për të zhvendosur radhën e hetimeve të Prokurorisë Speciale, nga zërat që i kishin ardhur në lidhje me çështjet në adresë të tij.
Por sipas gjasave, ka rënë sërish në një grackë të ngritur me kujdes nga Edi Rama. Dërgimi i dosjes në SPAK për Terin e Alqin, ka sjellë që këta të dy tashmë nuk kanë ç’humbasin më, por të nxjerrin natyrisht me “pikatore” ato çka dinë për Ilir Merën.

E zërat, duket i kanë ardhur në vesh presidentit në largim, se gjërat po lëvizin, aq më shumë se tashmë me arrestimin e disa zyrtarëve nga mazhoranca, radha edhe në publik, duket se perceptohet se i takon atij.Ndaj është shqetësuar në maksimum, se lënia e kolltukut të Presidencës do ta çojë në një banesë jo shumë të përshtatshme, e po bën shantazh të dyfishtë. Nga njëra anë SPAK-ut që të mos kujtojë se ai është një kockë e lehtë, e nga ana tjetër Lefter Kokës e Alqi Bllakos që të mos flasin për të.

Alarmi i Ilir Metës, për të folur direkt pas Edi Ramës në Kongres, i cili dërgoi një sinjal të helmuar drejt Arben Krajës e prokurorëve të tjerë, tregon se presidenti është shqetësuar shumë nga fjala e kryeministrit.

Madje shumë më tepër nga ç’duket, pasi gjithë këto vite, Meta me Berishën, duket se kanë harxhuar thuajse të gjithë municionin akuzator ndaj kundërshtarit të tyre kryesor politik, e tani të mbetur me pak fishekë, janë të ekspozuar ndoshta nga një “bombardim” i egër që mund të rezultojë edhe fatal. Ja shikoni edhe veprimet e Berishës për të testuar gjendjen e tyre reale…