




Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk i kanë ngjarë kurrë marrëdhënieve të dy vendeve fqinj. Mes dy vendeve ka pasur gjithmonë përplasje, dhe për hir të së vërtetës, ka qenë gjithnjë Greqia ajo që pothuajse gjithmonë e ka provokuar rëndë Shqipërinë. Pas vitit ’92, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve emigroi në vendin helen,





pritej marrëdhënie miqësore, por ndodhi e kundërta. Në një raport special lidhur me vr, asjet e emigrantëve shqiptarë, rezulton që ky numër eshte tronditës. Janë 147 emigrantë shqiptarë të vrarë nga policia greke. Për këto vrasje, shteti shqiptar kurrë nuk ka kërkuar hetime serioze nga Athina. Dhe nisur nga fyerja e rëndë që Forcat Speciale të Ushtrisë greke ndaj vendit tonë, do tjua paraqesim sot incidentet mes Shqipërisë dhe Greqisë që nga vitit 1992 e deri tani.





Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një pro, vokacion.