Lajmet E fundit

“Të bëra të pasur”, Samir Mane i përgjigjet Armando Dukës: Nuk do shkelësh më në…

Para disa kohësh kreu i FSHF-së, Armando Duka teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” rrëfeu se e kishte bërë ai të pasur Samir Manen.
“Shkrova një letër “T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit” dhe e vendosa në Murin e Lotëve në Izrael, vend i shenjtë ku thuhet se po të shkruash një dëshirë në letër dhe e vendos në mur, ajo realizohet. Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa ç’është sot dhe duke qenë se ai bënte gjatë gjithë kohës biseda parash, shkruajta në letër:

‘T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit.’ Po ke parë ti që tani Samiri është bërë vërtet shumë i pasur?! Tani kam bërë në plan që të shkoj qëllimisht dhe të shkruaj një letër tjetër: “T’i mbarohen lekët Samirit!””-u shpreh Duka atëherë.Mirëpo mbrëmjen e sotme është i ftuar vetë më i pasuri në Shqipëri në të njëjtin emision.
Moderatori Ermal Mamaqi e pyeti se kush ishte i ftuari i tij më i preferuar.

“Ta kam përmendur emrin në 40 emisione vetëm që t’i të vije këtu. Kush ka qenë i ftuari që të ka pëlqyer më shumë? Mos më thuaj që është Arman Duka! E dëgjove se cili është sekreti i pasurisë tënde?”- e pyet ai.

“Nuk janë 40 në fakt janë 32 emisione, por nuk ka rëndësi. Ma kishin treguar edhe herë të tjera këtë sekretin e pasurisë time. S’më pëelqeu shumë ajo pjesa e dytë që të mbaronin lekët kështu që do marr masa për këtë punë. Armand Duka nuk do të shkelë më në Izrael,”- tha biznesmeni.