Lajmet E fundit

ALEKSANDRI I MADH I GREQISË APO I SHQIPTARËVE

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vd, ekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar. A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptar. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I. Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët(shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.
Filipi II

Filipi lindi në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vd, ekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K. Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh. Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë…” Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”. Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.