Lajmet E fundit

Çfarë ka ndodhur me Gridën, përse i fshihet mediave dhe po mungon në mbledhjet e

Siç ka deklaruar zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar, SHBA do të ndëshkojë të gjithë ato individë apo kompani që financojnë të shpallurit ‘Non Grata’.
Në këtë zallamahi që ka hyrë Partia Demokratike, sidomos pas largimit të Lulzim Bashës, po vihet re një zhvillim i çuditshëm.Grida Duma, ish-nënkryetarja e PD-së, e cila kërkoi me ngulm largimin e Kryetarit, duke ofruar edhe dorëheqjen e saj, që prej 14 marsit është zhdukur thuajse totalisht nga skena.

Çfarë ka ndodhur me Gridën, përse i fshihet mediave dhe po mungon në mbledhjet e Partisë Demokratike?
Edhe Ervin Saljanji, që e përkrahu fort në ultimatumin e saj pas 6 marsit për largimin e Bashës, edhe pse merr pjesë në takime e media, gjithsesi ka pasur një aktivitet më pak intensiv.

Siç mësohet nga burime të “Pamfleti”-t, Grida Duma, kishte një plan të përgatitur deri me detaje, por që ja ka prishur si Lulzim Basha ashtu edhe Sali Berisha.
Duma kishte marrë premtim nga doktori se do të emërohej kryetare e komisionit për bashkimin e partisë, institucion që do të vijonte për një kohë të gjatë deri në përfundimin e bashkimit të palëve në qendër dhe në degë.

Por Grida është zënë gafil nga vetë Lulzim Basha, i cili dha dorëheqjen në një ditë pushimi zyrtar-më 14 mars Ditën e Verës. Ditë, kur ata që kërkuan dorëheqjen e tij, të bindur se nuk do ta jepte, kishin udhëtuar për sajdisje andej- këndej, ku i kalojnë ditët e vakancave politikanët që nuk vuajnë për para.
E në këtë ditë, kur selia e PD-së ishte si i thonë fjalës “xhan-xhin”, Lulzim Basha thirri grupin e tij besnik, siguroi një mazhorancë votash në kryesi e i dorëzoi spektrin e kryetarit të komanduar-Enkelejd Alibeajt.
Më pas shpalli dorëheqjen në praninë e të gjithë televizioneve.

Si Grida, Salianji, Gjekmarkaj e të tjerë që kërkuan dorëheqjen dhe “një hap prapa” nga Basha u gjendën në befasi. Siç u gjend edhe Sali Berisha me njerëzit e tij të Foltores.Berisha kishte vetëm një shans; të përfitonte nga kaosi, pasi në këtë rast ai është mjeshtër dhe po përgatitej për këtë skenar.
Pasi ka parë që situata i ka dalë jashtë kontrollit, Sali Berisha, i është kthyer planit A, pra jo bashkimit dhe regjencës së Komisionit të Rithemelimit, por riamarrjes së diçkaje nën kontrollin e tij. Në këtë vrull ka shkarkuar de fakto edhe Belind Këlliçin dhe ka vijuar marshimin në kaos.

Pikërisht në këtë situatë kaotike, qeveria e SHBA ka ndërhyrë për ta çoroditur edhe më tej Sali Berishën; i ka ndëshkuar një nga mbështetësit e financuesit më të mëdhenj të operacionit të rikthimit të tij në PD: Qifen e Peqinit. Siç ka deklaruar zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar, SHBA do të ndëshkojë të gjithë ato individë apo kompani që financojnë të shpallurit ‘Non Grata’. Duket se vendimi për Qifen e Ylli Ndroqin, ka qenë vetëm i pari, duke futur nën terror të gjithë taborin që financoi me para e mjete 6 marsin e rikthimit të Sali Berishës. Ndaj pritet vendimi i radhës…