Lajmet E fundit

A do i përdorë tani Vladimir Putini mini-armët bërthamore?

Nga Julius Boehm, BILD
Shërbimi sekret amerikan, CIA jep alarmin!

Ltfënxitësi i Rusisë, Vladimir Putin mund të përdorë armë të vogla bërthamore në Lʋftën në Ukrainë. “Dëshpërimi” i tij për humbjet ushtarake mund të çojë Putinin në një qoshe deri në atë pikë sa diktatori të detyrohet të përdorë ‘armë bërthamore taktike ose me rreze të shkurtër veprimi’.

“Natyrisht ne jemi shumë të shqetësuar,” tha drejtori i CIA-s, William Burns, ndërsa theksoi se nuk ka shumë prova praktike të përgatitjeve për përdorimin e armëve të tilla.Rusia ka një arsenal armësh bërthamore taktike me fuqi shkatërruese më të vogël se bombat që SHBA hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Lʋftës së Dytë Botërore.

Një e dhënë ku e mbështet CIA paralajmërimin e saj: doktrina ushtarake ruse ka një parim ‘përshkallëzoni për të de-përshkallëzuar’, i cili kërkon një goditje të parë me një armë bërthamore me fuqi të ulët nëse Rusia mbetet prapa në një konflikt me Perëndimin. Pas kësaj ekziston shpresa se pala tjetër të tërhiqet pas këtij sinjali, në mënyrë që të shmanget asgjësimi i plotë i ndërsjellë në një Lʋftë bërthamore me b0mba të mëdha atom1ke strategjike.