




Këngëtarja e njohur uk rainase, Ruslana, e cila u bë shumë e njohur kur fitoi ‘Eurovision 2004’ , ishte e ftuar së fundmi në një lidhje me emisionin “Rudina”. Ruslana nga Ukraina tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.





Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës. ”S’e kam parë këtë skenë në asnjë film”, – tha Ruslana. Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë kjo situate do të vijë në Shqipëri.





“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë”,- tha ajo. Nderkohe, Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, ka dhënë një intervistë për median serbe “Alo”, ku ka folur dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar.





Ukraina ende nuk e njeh zyrtarisht Kosovës si shtet të pavarur, teksa më herët ka deklaruar mbështetjen për Serbinë. Aleksandrovich ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.
Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë