Lajmet E fundit

Yuri Kim dërgon mesazh të fortë për personat të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, pak minuta më parë ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për personat të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.
Përmes një postimi në “Twitter”, ajo u ka bërë thirrje këtyre personave, që sipas saj po minojnë reformën në drejtësi, të ndalojnë shpifjet dhe kërcënimet.

Në positmin e saj Yuri Kim është treguar e ashpër me ata që po shtojnë përpjekjet për të penguar Vetting-un në drejtësi në një kohë kur reforma po jep gjithnjë e më shumë rezultate.
Pa specifikuar emra konkretë, ambasadorja thotë se veprimet e këtyre individëve nuk janë aq të fshehta sa ata mendojnë.

“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë.

Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që Lʋftta kundër kor, rupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Yuri kim.