Lajmet E fundit

Identik me presidentin çeçen, aktori shqiptar rrëfen çudinë që po i ndodh pas Lʋftës në Ukrainë

Që nga fillimi i Lʋftës në Ukrainë është bërë faktor në media edhe presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është njëherësh edhe mik i ngushtë i Putin. Kadyrov para pak ditësh i kërkoi presidentit rus që të lëshojë gjithë forcën e tij ushtárake në Ukrainë “për ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”, sipas tij.

Por siç duket ai ka një sozi në Shqipëri dhe është pikërisht aktori Arjanit Hoti, por kur themi sozi e kemi fjalën vetëm për ngjashmërinë fizike.
Në një intervistë për “Abc”, Hoti tha se tashmë ka filluar të njihet edhe më shumë për shkak se njerëz nga e gjithë bota kanë nisur t’I bëjnë tag në rrjetet sociale.
Arjaniti tha:

“Më kanë shkruar disa persona dhe shpresoj të bëjë një film për të, një film të ruajë rolin e tij. Vetëm të kisha ditur edhe gjuhën, do isha perfekt fare.
Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë. Nuk është se kam ndonjë punë, po edhe sikur nuk do kisha shku.

Shumica e njerëzve më kanë komentuar, po ashtu të famshëm si Mozzik, Getinjo me të cilët kam raport që më herët, nuk është se më kanë njohur tani nga foto.”

https://www.instagram.com/p/CashjiuNUOh/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d37e53e0-104b-4a02-8ed7-a4a66132dc6e