Lajmet E fundit

Vepra e Mitrush Kutelit – Një rrugë që na çon drejt identitetit

Një zë i lashtë rrëfen legjendat e maleve tona dhe i përcjell nga lugina në luginë, nga deti në det, deri te arbëreshët, deri tek ne.

Rapsoditë që marrin trajtën e përrallave, përralla që janë ndoshta po aq të vjetra sa edhe vetë ilirët, dhe marrin jetë nga traditat e kësaj toke të paepur e krenare – edhe me dhimbje. Këngët e heronjve të lashtë që do të rriten breza e breza, duke përqafuar të vegjlit që do të bëhen burra – burra që do të duhet të dinë të mbrojnë rrënjët e tyre.

Ky zë rritet brenda nesh falë një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare për fëmijë: Mitrush Kutelit.
Falë një projekti të Qendrës së Botimeve të Diasporës (QBD), përrallat e vjetra shqiptare janë vendosur në internet falas.

Vepra është përkthyer në pesë gjuhë: italisht, anglisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Një projekt që përfshin përkthyes të rëndësishëm dhe ekspertë të gjuhës shqipe: Andrea Grill në gjermanisht, Evelyne Noygues në frëngjisht, Ron Berisha në anglisht dhe Elea Zhako në greqisht. Botimi dygjuhësh shqip-italisht është përkthyer nga Eugenio Scalambrino dhe redaktuar nga Renata Martini. Ilustrime nga Gazmend Leka.