Lajmet E fundit

A ka ekzistuar vërtetë Kali i Trojës?

Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai që iu dha mundësi grekëve të lodhur nga lʋfta të hynin në qytetin e Trojës,duke e fituar edhe lʋftën që mban të njëjtin emër. Legjenda thotë se kali u ndërtua me urdhër të Odiseut, i cili u fsheh brenda strukturës së tij së bashku me disa ushtarë të tjerë për të hapur portat dhe garantuar pushtimin e qytetit.

Ndërtimi i atij objekti gjigant prej druri ishte aq epik në përmasa dhe synime, saqë u përjetësua në veprat klasike. Por a ka ekzistuar vërtet ky objekt? Vitet e fundit, historianët kanë filluar të vënë në dyshim se Kali i Trojës ishte më shumë një mit, i ndërtuar enkas për ta bërë ushtrinë greke të dukej më shumë si një forcë perëndimore dhe më pak si njerëz të thjeshtë që ishin.

Por studiues të tjerë besojnë se ushtria greke përdori vërtet një mjet gjigant për rrethimin, dhe e kanë përshkruar Kaline Trojës si një objekt metaforik. Por pavarësisht nëse Kali i Trojës ka ekzistuar apo jo vërtet, vendi i tij në histori nuk mund të mohohet.

Në lashtësi ka vetëm një përmendje të Kalit të Trojës, dhe kjo është në dramën “Eneida”të Virgjilit, një poet romak nga epoka e perandorit August, i cili e shkroi poemën epike në vitin 29 Para Krishtit. Në rrëfimin e Virgjilit, një ushtar grek me emrin Sinon i bindi trojanët se ai ishte lënë pas nga trupat e tij, dhe se ushtria greke ishte rikthyer në shtëpi.

Por ai u tha se ushtarët e tij kishin lënë pas një kalë prej druri si një kushtim për perëndinë greke Athina. Sinoni u tha trojanëve se me këtë objekt, grekët shpresonin të fitonin mbështetjen e perëndeshës. Por prifti trojan Laokon e kuptoi shumë shpejt se diçka nuk shkonte.
Sipas Eneidës, ai u përpoq qëtë paralajmëronte shokët e tij trojanë mbi rrezikun e afërt.

Por ishte tepër vonë, “kali kishte hyrë në Trojë” dhe kështu lindi miti i Kalit të Trojës. Para Eneidës, një dramë e Euripidit me titull “Gratë trojane” i referohej gjithashtu një “Kali të Trojës”.