Lajmet E fundit

LAJMI FUNDIT Një tjetër Lʋftë e Ftohtë, me kompromise të reja…Vladimir Putin po provokon dhe

Vladimir Putin po provokon dhe ndërlikon Lʋftën kundër autokracisë. Ashtu si në Lʋftën e Ftohtë të vjetër, përballjet e shëmtuara janë të pashmangshme, shkruan The Economist

Lʋfta midis autokracisë dhe demokracisë është “sfida vendimtare e kohës sonë” – deklaroi presidenti Joe Biden në dhjetor, në “Samitin për Demokracinë”. Pushtimi i Uk rainës nga Vladimir Putin dëshmon se ai kishte të drejtë. Duke përdorur ra keta dhe tanke, një autokrat po përpiqet të shuajë një qeveri të tërë, të zgjedhur lirisht nga populli.

Thelbi i koalicionit kundër Putinit, i përbërë nga Amerika dhe pjesa më e madhe e Europës, është solidarisht demokratik. Reagimi kundër Putinit duket se i përshtatet kornizës së zotit Biden – një “betejë mes demokracisë dhe autokracisë”, siç tha ai në fjalimin e tij në State of the Union. Por gjeopolitika nuk është asnjëherë e rregullt.

Megjithëse mbështetësi më i rëndësishëm i Putinit, Kina, është një regjim autoritar, disa demokraci janë të ndara më dysh. India, një blerës i madh i armëve ruse, nuk e ka dënuar R usinë.
Afrika e Jugut, partia në pushtet e së cilës kishte një miqësi të gjatë me ish-Bashkimin Sovjetik, fajëson NATO-n për Lʋftën në U.krainë. Presidenti i Brazilit, të cilin dikur Putini e ka lavdëruar për “cilësitë e tij mashkullore”, ka shprehur neutralitetin. Ndërsa Izraeli thotë se dëshiron të jetë ndërmjetës.

Zoti Biden po kërkon gjithashtu ndihmë nga regjimet autoritare, duke shkaktuar shqetësime se, ashtu si Perëndimi shpërfilli abuzimet nga aleatët antikomunistë gjatë Lʋftës së Ftohtë, ai do të bëjë sërish kompromise të shëmtuara për t’iu kundërvënë Putinit. Një veprim i tillë do të hapte sfida diplomatike dhe politike.
Ndryshe nga koha e Lʋftës së Ftohtë, kur mund të argumentohej se kompromisi ishte i nevojshëm për t’i bërë qëndresë përhapjes së komʋnizmit, në k0nfliktin e tanishëm, mund të jetë e vështirë të argumentosh në sytë e aleatëve dhe publikut vendas, se duhet fituar mbështetja e autokratëve të tjerë, për të mposhtur një autokrat të caktuar.

Marrim si shembull Turqinë, një vend me rëndësi të madhe strategjike, ku demokracia është në rrezik. Kritikat perëndimore ndaj shtetarit turk me prirje autokratike, Rexhep Tajip Erdogan, janë zbutur që nga fillimi i Lʋftës në Ukrainë.
Megjithëse ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe i ka shitur asaj drone Lʋftarake jashtëzakonisht efektive, Erdogani ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë dhe e ka mbajtur hapësirën ajrore të hapur për avionët rusë. Ai gjithashtu i ka hedhur Putinit një litar shpëtimi financiar, duke sugjeruar që tregtia midis Turqisë dhe Rusisë të kryhet në rubla, ose në ar.

Shumë rusë të zakonshëm që i arratisen persekutimit në atdhe, kanë gjetur strehë në Turqi. Megjithatë, kështu kanë vepruar edhe oligarkët rusë që u bëjnë bisht sanksioneve perëndimore. Dy superjahte që i përkasin Roman Abramovich-it, një miku miliarder të zotit Putin, janë ankoruar pikërisht atje.
Zyrtarët perëndimorë po i kërkojnë Turqisë që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. Demokratët turq kanë frikë se Erdogani do të kërkojë një çmim të lartë, si për shembull, që Perëndimi të bëjë një sy qorr ndaj zakonit të Erdoganit për të mbyllur në qeli kritikët e tij dhe për të shtypur median.

Më 1 mars, Erdogani kërkoi që Turqisë t’i mundësohet një rrugë e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Një javë më vonë, ai i kërkoi zotit Biden që të heqë sanksionet ndaj industrisë së mbrojtjes së Turqisë, që u vendosën pasi Erdogani bleu një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.
Amerika ka ofruar një rrugëdalje, duke sugjeruar që Turqia të dërgojë avionë S-400 në Ukrainë. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë për arsye teknike dhe politike, dhe nga frika e Turqisë për hakmarrje nga Rusia. Por Amerika ende mund të arrijë një marrëveshje me zotin Erdogan.
Në fund të fundit, Amerika toleroi një Turqi jodemokratike gjatë Lʋftës së Ftohtë, sepse ajo ishte aleate. Mund ta bëjë këtë edhe në Lʋftën e ftohtë të tanishme.
Dilemat

Disa vende perëndimore liberale përballen me një version të kësaj dileme. Polonia është shumë më demokratike se Turqia, por në vitet e fundit, qeveria e saj ka ndërhyrë te gjyqtarët dhe ka nga, cmuar mediat opozitare. Për shkak të kësaj, BE-ja ngriu shumën prej 36 miliardë eurosh (40 miliardë dollarë) nga fondet e rimëkëmbjes të destinuara për Poloninë.
Megjithatë, sot Polonia ka mirëpritur pjesën më të madhe të refugjatëve ukr ainas dhe lejon që rezistenca ukrainase të kalojë a.rmë në terr1torin e saj.

Duke u përballur me këcënimin se Rusia, arm1ku i saj më i vjetër, mund të cenojë edhe territorin polak, vendi ka filluar të pajtohet me BE-në. Kjo mund të nxisë partinë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, që të zbusë diskriminimin e shtypit dhe ngacmimin e gjyqtarëve. Por e kundërta është gjithashtu e mundur. Partnerët perëndimorë të Polonisë mund të anashkalojnë abuzimet në vend për shkak të rolit thelbësor që ai po luan në Ukrainë.
“Do të ishte shumë e çuditshme të bësh tani presion ndaj qeverisë polake për sundimin e ligjit” – thotë një analist në administratën Biden. “Por Varshava duhet të kuptojë se për t’ju kundërvënë autokratëve, duhet f0rcuar më parë demokracia në vend”.
Kritikët

Kritikët, nga ana tjetër, kanë frikë se Partia Ligj dhe Drejtësi, do të përdorë agresionin rus për të ndezur nacionalizmin në vend dhe për të forcuar kontrollin mbi institucionet polake, si dhe për të rritur su1met ndaj “armiqve të brendshëm”, si liberalët, fem1ni1stët dhe hom0sek, suaIët.
“Ndoshta duhet të ndryshojmë qasjen tonë edhe më rrënjësisht”, tha së fundmi një prezantues në televizionin shtetëror polak. “A mund t’i lejojë vetes një shtet që të tolerohen sulmet ndaj sistemit të tij të vlerave?”

Lʋfta ka bërë që çmimet e energjisë të rriten, duke e shtyrë Perëndimin të rishqyrtojë marrëdhëniet me petro-shtetet autokratike. (Nga 13 anëtarët e OPEC, një klub i eksportuesve të naftës, 11 vlerësohen si “jo të lirë” nga Freedom House, një mbikëqyrës amerikan; ndërsa dy janë vlerësuar si “pjesërisht të lirë”.)
Ndryshe nga paraardhësi i tij, zoti Biden ka zemëruar sundimtarët e Gjirit Persik, duke vënë theksin mbi të drejtat e njeriut. Ai dikur e ka kritikuar regjimin saudit si “një shtresë e ulët”. Tani po i kërkon vendit më shumë naftë. Biden mund të shkojë më tej për të përmirësuar lidhjet me Muhamed bin Sa1man-in, princin saudit, të cilin ai e ka akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e një gazetari të “Washington Post” në vitin 2018.

Ndërkohë, princi po rrit lidhjet me Kinën për të treguar se ka opsione. Ai ka menduar që të vendosë çmimin e shitjes së naftës në Kinë në juanë, në vend të dollarëve, raporton “Wall Street Journal”. Princi kërkon më shumë ndihmë me luftën e tij në Jemen dhe imunitet nga përndjekja penale në Amerikë.

Një tjetër autokraci me naftë, Venezuela, shpreson se Lʋfta në U krainë do ta ndihmojë që t’i shpëtojë një embargoje. Shumë vende demokratike nuk pranojnë të njohin si president Nicolás Maduro-n, një despot manipulues i zgjedhjeve. Putini e ka mbështetur Maduron, duke dërguar avionë me ar/më dhe para, plus disa trupa ushtarake, kryesisht për të treguar se ai mund të ndërhyjë në oborrin e Amerikës. Por tani llogaritjet e të gjithëve po ndryshojnë.

Maduro nuk mund të mbështetet te Putini, i cili tani nuk e ka mendjen te Venezuela por është më i shqetësuar për pushtimin e Kievit. Zoti Biden është më i përqendruar në ndalimin e Putinit sesa në rrëzimin e Maduros. Prandaj, publiku venezuelas u shtang kur më 7 mars, zoti Maduro përshkroi takimin me një delegacion të Shtëpisë së Bardhë dy ditë më parë. “Dy flamujt dukeshin shumë të bukur, – tha ai – të bashkuar, siç duhet të jenë flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës”.

Administrata Biden thotë se qëllimi kryesor i vizitës ishte humanitar. Maduro liroi dy amerikanë të burgosur. Ai gjithashtu premtoi se do t’u rikthehet bisedimeve që braktisi vitin e kaluar me opozitën e persekutuar venezuelase. Por të dyja palët folën edhe për naftën.
Ato po tregohen të kujdesshme. Por një afrim me Amerikën do të forconte kontrollin e zotit Maduro në pushtet. Takimi me zyrtarët amerikanë ishte një “njohje de facto” se ai është udhëheqësi i vendit, thotë Temir Porras, një ish-shef i shtabit i Maduros.

Diktatori “ka marrë diçka që e ka dashur gjithmonë”. Republikanët e akuzojnë Biden se po tregon dobësi, duke kërkuar ndihmën e despotëve. Marco Rubio, senator nga Florida, tha se takimi “i bëri një dëm të jashtëzakonshëm” opozitës venezuelase.
Keqardhje për djallin
Demokracitë kanë një histori të gjatë marrëveshjesh me regjime të këqija. Disa ishin qartësisht të nevojshme.
Për shembull, për të mposhtur Gjermaninë naz1ste, Perëndimi bashkëpunoi me Stalinin, dhe Winston Churchill tha: “Nëse H1tIeri do të pushtonte Fer.rin, unë do të bëja një pakt me dja11in”.

Ujdi të tjera janë më të pamora1shme. Mbështetja e Amerikës në ʋftën e Ftohtë për kleptokratët antikomunistë në vende strategjike periferike, si për Mobutu Sese Seko-n në Zaire (tani Kongo), sot ka pak mbrojtës.
Lʋfta kundër Put1nit do ta detyrojë Perëndimin të rishqyrtojë shumë nga lidhjet e tij me keqbërës më të vegjël. Por Lʋfta e re e ftohtë është e ndryshme nga ajo e vjetra. Komunizmi ishte një ideologji universale që frymëzoi revolucione në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ndërsa “putinizmi” është një ulërimë zemërimi nacionalist dhe reaksionar. As Rusia dhe as Kina nuk zotërojnë “një botëkuptim bindës, të aftë për të tërhequr mbështetje masive popullore në mbarë botën”, vëren Stewart Patrick nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë.
Kjo i bën ata një kërcënim më të vogël ekzistencial për botën e lirë, sesa ishte Bashkimi Sovjetik, dhe për rrjedhojë, ul nxitjen për të bërë pazare të pakëndshme si ato për të mbajtur komun1zm2n larg.

Ndërsa sanksionet shtypin ekonominë ruse, mbështetja e Kremlinit për klientët e vet autokratë mund të zbehet. Diktatorët në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore mund të mbijetojnë, pasi operacionet mercenare ruse që i mbrojnë ata, duket se janë të vetëfinancuara.
Por Bashar al-Assad në Siri dhe Alexander Lukashenko në Bjellorusi, mund të jenë më të lëkundur. Putini i ka shpëtuar të dy tiranët në të kaluarën, duke dërguar trupa për të shtypur rebelët sirianë në vitin 2015 dhe për të ndihmuar Lukashenkon të shtypte protestat kundër zgjedhjeve të vjed, hura në vitin 2020.

Të dy burrat duan të kenë mbështetjen e Putinit. Assad, i cili po kërkon t’i japë fund izolimit nga arabët, thuhet se ka dërguar “vullnetarë” s1r1anë për të ndihmuar Ru sinë në Uk rainë.
Lukashenko e ndihmoi Putinin duke e lënë Rusinë të zhvillonte Lʋftën nga jugu drejt Kievit, nga toka bjelloruse. Trupat bjelloruse duhej të bashkoheshin me ato ruse, por opozita bjelloruse thotë se ata nuk duan të ndjekin urdhrat e një despoti jopopullor, për të su1muar sllavë të pafajshëm. Punëtorët bjellorusë të hekurudhave thuhet se kanë sabotuar lidhjet hekurudhore me Ukrainën, për të ndaluar që furnizimet të mbërrinin tek pushtuesit.

Deri tani, vetë Lʋfta po vë në dukje disa nga pikat e forta të demokracisë dhe të metat e autokracisë. Lʋftëtarët e Ukrainës i kanë habitur kundërshtarët e tyre dhe përkushtimi i popullit ukrainas për lirinë, ka frymëzuar gjithë botën.
Duket qartë se Putini kishte menduar me gjithë mend se shumë ukrainas do të mirëprisnin trupat e tij. Dhe regjimi i tij, si shumica e autokracive, është i korruptuar, duke e bërë ushtrinë e vet më të dobët në terren, sesa në teori. Ushtria ruse po vuan nga mungesat e mirëmbajtjes së makinerive.

Megjithatë, rezultati i Lʋftës është i paparashikueshëm dhe po kështu do të jetë edhe efekti i saj në demokracinë globale. Nëse Pu tini arrin diçka që i përngjan një fitoreje, kjo mund të frymëzojë autokratët gjetiu. Nëse ai humbet, kjo mund të frymëzojë ata që u bëjnë ballë atyre.
Kur Biden të mbledhë sërish samitin e tij të demokracisë këtë vit, shumë rezultate do të varen nga guximi i ukrainasve dhe mbështetja që ata marrin nga dem0krac1të, me gjithë të metat e tyre.