




Përgjimet i kanë “zbardhur” faqen Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pothuajse të gjitha operacionet që në gjuhën e përditshme cilësohen si të bujshme, janë zhvilluar, pasi janë mbledhur prova me anë të përgjimit.
Arben Kraja, kreu i SPAK, në raportin e vitit 2021, flet për qindra e mijëra përgjime.





Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër K0rrʋpsionit dhe Kr1mit të Organizuar, 411 autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi.





Gjithashtu janë dhënë 1204 vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrʋps1onin dhe Kr1min e Organizuar, nga të cilat, 224 Vendime Lejim Përgjimi, 400 Vendime Vleftësimi, 580 Vendime Zgjatjeje.
Po, gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.





Në vitin 2021, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato të hetuara për veprën penale të korrʋps1onit (nenet 244, 245, 245/1, 258, 259, 319, dhe 319/ç, 328) me 67 proçedime penale/850 pajisje fundore; më pas janë ato të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kr1minal në traf1k1min e lëndëve narkotike (283/a/2, 333/a, 334) me 45 procedime penale/928 pajisje fundore.
SPAK përmend disa procedime që janë finalizuar me masa të ndryshme sigurimi nga Gjykata përgjatë viteve 2020-2021.





Procedimi 211 viti 2021, regjistruar për veprat penale 287, 333/a, është finalizuar (shkurt 2021) me ndalimin e 3 personave dhe janë sekuestruar vlera monetare të konsiderueshme (rreth18 milion Euro).