Lajmet E fundit

32 depʋtetë pro platformës së Alibeajt/ Kʋsh i refʋzoi propozimet, mes tyre edhe ish-besnikë të Bashës

Platforma e bashkimit të PD, e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, ka fituar mbështetjen e 32 deputetëve demokratë. Së fundmi, listës iu bashkua edhe Xhelal Mziu.
Propozimet e platformës fillojnë nga rikthimi i të gjithë të përjashtuarve apo të pezulluarve nga partia, si anëtarë me të drejta të plota e deri te grupi i punës për të realizuar dhe arritur objektivat e bashkimit të palëve.

Përveç këtyre, platforma kërkon edhe anʋlimin e të gjitha zgjedhjeve apo organizimit të strukturave lokale përkohësisht.
Propozimi i dy deputetëve, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferi, që konsiston në heqjen e së drejtës për të kandiduar për kreun e partisë një individi që ka humbur dy mandate dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare, është lënë jashtë platformës.

Deputetët që mbështesin propozimet e paraqitura në platformë janë:
Agron Gjekmarkaj -Alfred Rushaj-Andia Ulliri-Arbi Agalliu-Bledion Nallbati-Dashnor Sula-Dhurata Çupi-Emilia Koliqi-Enkelejd Alibeaj-Eralda Bano Tase-Fation Veizaj-Ferdinand Xhaferraj-Flamur Hoxha-Flutura Açka-Gazment Bardhi-Greta Bardeli-Helidon Bushati-Ilda Dhori-Jorida Tabaku-Kastriot Piroli-Kreshnik Collaku-Lefter Gështenja-Lindita Metaliaj-Lulzim Basha-Merita Bakiu-Oriola Pampuri-Ramadan Lika-Saimir Korreshi-Seladin Jakupllari-Zef Hila-Zheni Gjergji-Xhelal Mziu

Megjithatë, platforma bashkuese që deputetët më sipër kanë mbështetur, nuk ka gjetur përkrahjen e kolegëve të tjerë. Përveç, Komisionit të Rithemelimi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, platformës i mungon edhe firma e disa ish-besnikëve të Lulzim Bashës. Ina Zhupa, Ervin Salianji dhe Grida Duma, nuk e kanë mbështetur platformën e Alibeajt.

Sali Berisha=Albana Vokshi=Agron Shehaj=Belind Këlliçi=Bujar Leskaj=Edmond Spaho=Edi Paloka=Elda Hoti=Flamur Noka=Luan Baçi=Isuf Çelaj=Tritan Shehu
Luçiano Boçi=Oerd Bylykbashi=Sorina Koti=Tomor Alizoti=Ervin Salianji=Grida Duma=Ina Zhupa=Kasëm Mahmutaj