Lajmet E fundit

“Kʋkʋll e Pʋtinit”/ Plas skandali, rʋsët blenë politikanen gjermane për të

Një politikane gjermane ka bashkëpunuar fort me Moskën për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.
Manuela Schwesig, kryeministrja e landit verilindor të Mecklenburg- Vorpommern, e cila është pjesë e partisë së kancelarit Olaf Scholz, raportohet se u pajtua nga Gazprom për të promovuar gazjellësin rus, përpara se ai të anʋlohej. Kritikët e kanë përshkruar atë si “kʋkʋllën e Pʋtinit”.

Schwesig, 47 vjeç, akuzohet për ngritjen e një fondacioni mjedisor që ishte krijuar fshehurazi për të lobuar për tubacionin e gazit të mbështetur nga Rusia. Qëllimi i saj ishte të reduktonte pengesat dhe të anashkaloheshin sanksionet e SHBA, raporton “The Times”.

Qindra e-maile dhe dokumente të publikuara nga mediat tregojnë se Schwesig ka bashkëpunuar shumë ngushtë me Gazprom. Sipas Die Welt, e cila gjeti provat, zyra e Manuela Schwesig thuhet se ka funksionuar, në fakt si një “degë e Gazprom”. Një pjesë e fjalimeve të saj në Parlament dhe intervistave për gazetat janë shkruar në fakt nga Gazprom.

Dokumentet e marra nga gazeta zbulojnë një plan për të punësuar “punonjës me përvojë” të Nord Stream 2 në Fondacionin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Kl1mës, të krijuar nga administrata e Schwesig vitin e kaluar. “Miliona euro për OJQ-në, kryesisht nga Gazprom, kishin për qëllim përfundimin e tubacionit dhe mbrojtjen e tij nga sanksionet e SHBA-së”, raportoi Die Welt.