Lajmet E fundit

Berisha injoron Alibejan/ “Krejt i pavlerë, është në funksion të Ramës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë kryetar i komanduar i PD-së, pasi sipas statutit duhet të zëvendësohet me nënkryetarin e partisë që do zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.

Në këto rrethana, sipas Berishës, Alibeaj është thjesht në funksion të Edi Ramës, ndërsa thekson se për grupin është krejtësisht i pavlerë.

“Sipas statuti duhet të zëvendësohet me nënkryetarin e partisë që do zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Në këto rrethana ai rri thjesht në funksion të Edi Ramës por për grupin është krejtësisht i pavlerë”, tha Berisha.