




Politika ruse, po kërkon t’i japë mundësi Beogradit të ripushtojë Kosovën dhe të krijojë hegjemoninë e vet kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe po kuptohet se, pikërisht për këtë qëllim, destabilizimi i Shqipërisë me anë të aksionit antikombëtar të korrʋpsionit Berisha…
Shkruan Spartak Ngjela





Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në këtë kohë kur reaksioni sllav Beograd-Moskë është në luftë kundër Perëndimit? Po politika amerikane dhe NATO, çfarë duhet të bëjë për të neutralizuar gjallërimin punist antiamerikan në Shqipëri? Në të vërtetë kjo, për shqiptarët, nuk është një lʋftë e re. Shqiptarët ka 600 vjet që kërcënohen, shfarosen, shpërngulen me gjenocid nga trojet e tyre prej pushtimeve serbe.





Por koha historike, në vitin 1999, e ndërroi kahun e vet dhe historia u përmbys për serbët. Ndërsa ndihma e madhe amerikane iu dha shqiptarëve shtetin e tyre të dytë: Kosovën.Sot në Ballkanin Perëndimor janë dy shtete shqiptare, dhe kjo është një arritje shekullore, sepse shqiptarët më në fund e garantuan sigurinë e tyre drejt shekujve që do të vijnë. Po shqiptarët sot çfarë po bëjnë?





Në Shqipëri, Moska dhe Beogradi, duan destabilizim shoqëror, dhe këtë e kërkojnë mes foltoreve të Sali Berishës dhe veglave të tij antishqiptare. Në fakt, historikisht, ka një emërues të përbashkët në të gjitha grupet që kërkojnë shkatërrimin apo destabilizimin e një shteti apo të një shoqërie. Ky është interesi. E pra, cili është interesi i grupit Berisha në Shqipëri, i cili po kërkon destabilizimin e Shqipërisë