




Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht nga SPAK që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha.
Këtë kërkesë, e ka komentuar Berisha, i cili i ftuar në Syri Tv, është shprehur se do të vazhdojë të denoncojë sërish aferën e inceneratorëve.





Berisha ndër të tjera theksoi se është i vetmi që ka deklaruar se nuk njeh as parashkrim e as imunitet.Ish kryeministri nënvizon se kërkesa e Edi Ramës faktoi se po i vështirëohen kohërat dhe loja me opozitën falso po i mbaron ndaj ka filluar të humbasë kontrollin dhe i thotë SPAK-ut “skape Berishën”.





“Unë do vazhdoj çdo ditë për inceneratorët dhe unë do i kërkoj çdo ditë SPAK të hetojë kundër meje.





Unë jam i vetmi që kam deklaruar se nuk njoh parashkrim dhe as imunitet. Por natyrisht kërkesa e Edi Ramës “skape Berishën” më solli një kënaqësi se faktoi atë që kam thënë se ai është “Skapi i partisë”. E kam thënë me qindra herë e faktoi para botës. E sheh se kohërat po i vështirësohen , loja me opozitën falso po i mbaron dhe po humbet kontrollin dhe i thotë SPAK skape Berishën”, tha Berisha