




Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodrigues kanë ndarë mbrëmë lajmin e trishtë se djali i tyre i sapolindur ka ndërruar jetë.





Përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale, dyshja e përshkroi dheimbjen e tyre si një “dhimbje që çdo prind mund ta ndjejë” dhe se po mbahen nga dashuria për vajzën e lindur, pasi çifti prisnin binjakë.





Mirëpo sot në mbrëmje luhet sfida Liverpool-Manchester United dhe tifozët e The Reds kanë planifikuar që të organizojnë duartrokitje një minutëshe për Cristiano Ronaldon në Anfield pas lajmit tronditës për vdékjen e të birit të porsalindur.





Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetëse kanë ardhur nga e gjithë bota për yllin portugez, ndërsa shembulli od ndiqet edhe nga tifozët e Liverpool sonte, të cilët duke lënë mënjanë rivalitetet do t’i bëjnë homazhe familjes së tij në minutën e 7 të ndeshjes./ Burimi: Daily Star | Përktheu dhe përshtati: