Lajmet E fundit

“Ka hyrë krimbi!”/ Shumëkëmbëshi hyn në emisionin e Fevziut. Monika Kryemadhi: Është bereqet

Një shumëkëmbësh ka ndërhyrë mbrëmjen e së mërkurës në studion e emisionit ‘Opinion’ duke e devijuar për një moment nga rrjedha temën e diskutimit mbi aferën e inceneratorëve.
Shumëkëmbëshin e ka pikasur moderatori Blendi Feviziu i cili fillimisht ngatërroi emërtimit të tij duke e cilësuar si krimb.

Praninw e insektit në studio, Monika Kryemadhi e cilësoi si bereqet.Kurse analisti Lorenc Vangjeli u ngrit për ta larguar nga studioja dhe e krahasoi me zhvillimin e Shqipërisë në 30 vite duke pasur parasysh ecjen e ngadaltë të tij. Biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ka hyrë krimbi (shumëkëmbëshi) në mes studios==Monika Kryemadhi: Është bereqet==Lorenc Vangjeli: Ja kështu kemi ecur ne. (Lorenc Vangjeli ngrihet ta largojë nga studio)
Monika Kryemadhi: Po kaq problem e ke mo Lorenc, edhe ajo qenie e gjallë është==Lorenc Vangjeli: Po duhet bërë me shumë shumëkëmbësh këtu në Tiranë