Lajmet E fundit

Kryemadhi: Punonjësit e Presidencës bënë fushatë për Bllakon, morën lejen dhe shpërndanë para

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në studion e ‘Opinion’, se në presidencë janë punësuar disa persona ngë Bllako dhe vazhdojnë të jenë akoma të punësuar.

“Ka pasur persona që janë punësuar nga Bllako në Presidencë dhe vazhdojnë të jenë akoma të punësuar në Presidencë që janë përfshirë në fushatën e tij elektorale.

Kanë marrë lejen e zakonshme për zgjedhje dhe kanë dalë të shpërndajnë para. Ore zotëri ne kemi denoncuar vepra penale me video me të gjitha, ti ke makina të Policisë së Shtetit që kanë shpërndarë para, e kuptoni se cfarë ka ndodhur sot?

A e dini more ccfarë ka ndodhur sot? Ka një vendim gjykate që thote se Veliaj e Manastirliu nuk kanë përdorur në fushatë fonde. Mund të bësh padi pafund, por kur nisesh për Shkodër e del në Sarandë, humbet cështje. Fati ynë është që ne patëm faturat financiare”, tha Kryemadhi