Lajmet E fundit

Rama i heq të drejtën Arben Ahmetaj të luaj bixhoz pasi u fil.mua duke shpenzuar mijëra euro në natë në kazinot e Europës!!!

Javën e kaluar kanë hyrë në fuqi kodi i ri etik i miratuar nga qeveria në shtator 2021. Rregullat u diktuan nga kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes Rama 3.
Një ndër rregullat që duhet të zbatohet nga ministrat është ai i ndalimit në mënyrë kategorike të bixhozit. Ministrat nuk duhet të jenë prezentë apo të hyjnë në ambiente lojërash fati.

Përveç ha.remit të dashnoreve në administratë, aferave dhe udhëtimeve me çarter, bixhozi njihet si një tjetër pikë e dobët e Tigrit të qeverisë.
Tigri luan në kumar paratë që vjedh në buxhetin e shtetit me koncesione, tendera dhe forma të tjera, në bashkëpunim me oligarkët, për të cilët krenohet se i ka miq për kokë.

Në një raportim të pak kohëve më parë, një punonjës shqiptar denonconte, se e kishte parë ministrin Ahmetaj në një kazino tek një hotel me 5 yje në zonën turistike të Kalkidhikis, në Greqi, ku brenda një nate kishte humbur jo pak por 80 MIJË euro.

Nëse Tigri do të denjojë ta kryejë këtë shkelje, duhet të kërkojë ndjesë publike ose do të shkarkohet menjëherë nga detyra, të paktën sipas protokollit. Mbetet për t’u parë deri sa do të durojë pa shpë.rthyer kapaku i kusisë me avull të zv.kryeministrit.

Krahas ndalimit të bixhozit, Rama ka vendosur t’i marrë Tigrit edhe dhuratat që ka marrë nga oligarkët dhe sheikët, si dhe t’i ndalojë takimet me oligarkët pa praninë e dy personave të tjerë.